Foto ilustruese

Rrahje me dru në mes të dyqanit, nuk ia ktheu lekët që i dha me fajde, lirohet nga qelia Klodian Fuatllari

8 Shtator 2020, 22:08| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 22:19

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një person që jepte para me fajde, ka marrë peng borxhliun e tij dhe pasi e ka mbyllur në dyqan, e ka rrahur me një dru. Dhuna fizike dhe psikologjike, ka zgjatur për 30 minuta, ndërsa si shkak i ushtrimit të kësaj dhune dhe mbajtja peng, ka qenë mos kthimi i borxhit që Kujtim Kalaveshi, kishte marrë për vete si dhe borxhin që kishte marrë kushërira e Kujtimit, Z. Z.. Klodian Fuatllari, jepte në Korçë para me fajde, ku është provuar se K. K. i ka dhënë 150 mijë lekë të vjetra me një interes prej 30 mijë lek të vjetra, për çdo ditë që ai vononte kthimin e borxhit në datën e përcaktuar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Z. Z., e cila i ka marrë Klodian Fuatllarit, shumën prej 10 mijë lekë të vjetra. Pavarësisht se Fuatllari, është akuzuar nga prokuroria për tre akuza si “Plagosje e lehtë me dashje”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vetëgjyqësi”, ka qenë prokurori i çështjes Edmond Shytko, ai që i ka kërkuar gjykatës së Korçës, lirimin e Fuatllarit nga qelia, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në polici”.

Sipas dosjes së prokurorisë së Korçës, Klodian Fuatllari dhe K. K., janë të dy banorë të një lagjeje në Korçë. Të dy kanë njohje me njëri-tjetrin. Klodian Fuatllari, para një muaji i ka dhënë K. K., një shumë prej 150 mijë lekë të vjetra me detyrimin për t'ia kthyer këtë shumë, plus kamatën pas një muaji. Për çdo ditë vonesë të kësaj shume, K. K.,  detyrohej të paguante 30 mijë lekë të vjetra. Dhënie e lekëve borxh, është kryer në mirëbesim nga të dy personat. Ndërkohë që me ndërmjetësimin e K. K., po para një muaji Klodian Fuatllari, i ka dhënë Z. Z. 100 mijë lekë të vjetra, duke rënë dakord për të kthyer pas një muaji shumën prej 160 mijë lekë të vjetra, pra 60 për qind interes.

 Mirëpo në muajin gusht 2020, periudhë kur dhe duhej të kthehej shuma dhe kamata përkatëse, ata nuk i kanë kthyer ato. Në këto kushte, në datën 20 gusht 2020 rreth orës 15:30, Klodian Fuatllari ka marrë në telefon K. K. dhe i ka kërkuar që të shkonte në dyqanin e tij. Pas kësaj telefonate, K. K. ka shkuar në dyqanin e Klodian Fuatllarit, por sapo ai ka hyrë brenda në dyqan, Klodian Fuatllari, i cili ndodhej i vetëm në dyqan, ka mbyllur derën, duke mos e lënë Kalaveshin të dalë jashtë.

Pas këtij momenti, me një dru që kishte në dorë ai ka filluar ta godasë në pjesë të ndryshme të trupit Kalaveshin. Dhuna ka vazhduar për një periudhë 30 minuta, ndërsa si shkak i ushtrimit të kësaj dhune dhe mbajtja peng, ka qenë mos kthimi i borxhit që Kujtim Kalaveshi, kishte marrë për vete si dhe borxhin që kishte marrë kushërira e K.K., Z. Z.. Pasi e ka rrahur për rreth 30 minuta duke mos e lejuar Kujtimin të dalë jashtë dyqanit, Klodiani, ka komunikuar në telefon me një taksi, shoferi i të cilës i ka shkuar në shtëpi Klodianit. Në taksi kanë hipur pengu, K. K. e Klodian Fuatllari, ndërsa shoferin e taksisë e drejtonte, ky i fundit i cili e detyronte K. K. të shkonte në shtëpinë e kushërirës së tij, Z. Z.. Në këtë shtëpi,Kalaveshi, me porosi të Klodian Fuatllarit dhe i ndodhur nën presion, ka marrë televizorin plazma të markës “Samsung”, pultin e tij dhe ky mall do shkëmbehej me vlerën e parave që ajo i kishte marrë borxh Klodianit dhe nuk ja kishte kthyer. Pasi ka marrë televizorin Kujtim Kalaveshi, ia ka çuar në taksi ku qëndronte Klodian Fuatllari. Mandej me të njëjtën taksi, të dy së bashku kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhe i ka marrë televizorin plazma të markës LG, pultin dhe dekoderin e tij. Pas kësaj dy televizorët i kanë çuar në banesën e I. K.. Pas dorëzimit të dy televizorëve, atëherë Klodian Fuatllari ka lënë të lirë K.K., i cili sapo është ndjerë i lirë është drejtuar në ambientet e komisariatit të Korçës, ku dhe ka bërë kallëzim penal ndaj Fuatllarit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?