Rrahman Rraja dhe Arkend Balla

Dhuna në Krujë, Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit! Vendin e tij do e zërë Arkend Balla

10 Korrik 2023, 09:41| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 11:44

  • Share

TIRANË- Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht sot (10 korrik) dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Rraja dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të 6 korrikut, që ndodhi në një lokal në aksin Fushë - Krujë Thumanë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në guroren e Borizanës në pronësi të Përparim Rrajës.

Tashmë në Kuvend do të nisën procedurat për shpalljen e vakancës dhe zëvendësimin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në vend të tij, në radhët e socialistëve, pritet të ulet Arkend Balla. Ky i fundit, në zgjedhjet e 2021 mori 2463 vota preferenciale dhe kështu do të zërë vendin e Rrajës. Ndërkohë, Rraja kishte marrë 7759 vota preferenciale.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka lënë në burg 3 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ERMALI: 10/07/2023 13:00

    kY ANALFABETI QE E KA PARE ZYREN E PARTISE SOCIALISTE VETEM NE 2021, ARKENDI PINJOLLI I MITATIT MEDET CE KA GJETUR KETE VEND

    Përgjigju
  • Arkend Rraja: 10/07/2023 09:54

    Tani po. A e ka dit ky qe Rrajat do rihnin Majat e benin video per mediat e me pad do dorehiqeshin per ti hapur krahun ketij? A i ka borxh njeriu ky per kete nder?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?