Elidon Tanci Karaj

Kronikë

Rrahu brutalisht shefin e Policisë bashkiake të Bulqizës, arrestohet pas një viti (EMRI)

31 Korrik 2024, 11:02| Përditesimi: 31 Korrik 2024, 11:59

  • Share

Tiranë-Një 26 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë rrahën brutalisht shefin e policisë bashkiake të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik 2023 në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë. 

Elidon Tanci Karaj ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Pasi Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në Tiranë në bashkëpunim me policinë e Dibrës lokalizuan vendodhjen, arrestuan 26-vjeçarin të martën e 30 korrikut në Unazën e Re.

Operacioni u kodua "Lokalizimi".    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?