Kronikë

Rrahu burrin e gjyqtares Saida Dollani me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania Fabio Ballabani (VIDEO)

27 Shtator, 10:21| Përditesimi: 27 Shtator, 11:15

  • Share

TIRANË- I arrestuar prej gushtit 2024 me urdhër të SPAK, 38-vjeçari Fabio Ballabani është ekstraduar nga Gjermania. Me vendim të GJKKO-së, ndaj tij është caktuar masa arrest me burg, pasi me urdhër të Emiljamno Shullazit ka kanosur dhe dhunuar bashkëshorten e gjyqtares Saida Dollani.

Ndaj tij, rëndon akuza “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”. Ngjarja ndodhi në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin. Gjyqtarja Dollani gjykonte procesin për grupin kriminal të Emiljano Shullazit ku bënte pjesë edhe vetë 38-vjeçari.

"Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me homologët në Gjermani, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, F. B. alias F. Z., 38 vjeç.

Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi F. B. alias F. Z. akuzohet se në vitin 2019, ka dhunuar dhe ka kanosur me armë zjarri, shtetasin K. P., bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte pjesë 38-vjeçari", njoftoi Policia e Shtetit. 

Saida Dollani u largua  nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020. Zbardhja e bisedave të Sky-Ecc zbuluan se Shullazi e kishte urdhëruar nga burgu kërcënimin e gjyqtares.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?