Foto nga momenti kur dhunon fëmijën

Rrahu fëmijën në Durrës, nëna 22-vjeçare hetohet në gjendje të lirë! Policia: U mor ky vendim se ka foshnjen 6 muajshe

30 Maj 2023, 10:05| Përditesimi: 30 Maj 2023, 10:08

  • Share

Nëna që u filmua duke dhunuar fëmijën e saj në mes të rrugës në Durrës po hetohet në gjendje të lirë. Pas publikimit të pamjet në rrjete sociale ku shfaqej duke dhunuar fëmijën e saj 3 vjeçare.

Ajo u identifikuar nga policia si K.A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytrete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

22-vjeçarja është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, të procedohet në gjendje të lirë.

Ndalimi i saj u bë pasi më 16 maj u publikuan pamje ku e reja shfaqej me fëmijën përdore duke e qëlluar me shuplaka në kokë e të gjithë trupin. Në një moment, fëmija rrëzohet në shkallë dhe gruaja nuk e ngre, por e qëllon me shkelm. 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?