Eldi Nure i shpallur në kërkim për shkak se rrahu gardianin e burgut të Fierit së bashku me tre të tjerë ka rënë në prangat e RENEA-s.
Ngjarja u regjistrua në mars të këtij viti, teksa një prej bashkëpunëtorëve të tij, Marteos Pasho u kap më 19 qershor.
Për autorët Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.
38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komente

Mos kini merak e liron gjykata...
Përgjigju