Rrahu prindërit dhe iku e u fsheh në një fshat, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan! Në banesë iu gjet armë e dinamit

17 Maj 2023, 11:22| Përditesimi: 17 Maj 2023, 11:32

  • Share

ELBASAN- Danjel Gaxhja, 34-vjeç është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka dhunuar prindërit e më pas është arratisur për t’u fshehur në fshatin Shushicë, ku edhe u prangos.

34-vjeçari u shpall në kërkim pasi më 5 maj në fshatin Shushicë, dhunoi prindërit e tij e i kanosi me jetë dhe u largua në terrenin e vështirë malor të fshatit, ku dyshohet se ka qëndruar i fshehur gjatë këtyre ditëve.

Pas ndërhyrjes nga policia, gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?