Rrapaj: Duhet kooperim i fermerëve! Të krijohet bursa për produktet bujqësore! Buxhet shtesë për subvencionin e naftës

11 Korrik 2022, 13:33| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 14:17

  • Share

TIRANË- Kreu i AgroBiznesit, Agim Rrapaj thotë se zgjidhja që produktet të mos mbeten pa shitur është kooperimi i fermerëve. Në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu, Rrapaj ka shpjeguar se si duhet të funksionojë kooperimi, pra bashkimi i fermerëve mënyrë të organizuar që produkti të mos u shkojë dëm. Prej ditësh deputeti socialist, Erion Braçe ka akuzuar grumbulluesit që i ka cilësuar si 'grabitës, por Rrapaj nuk i shikon grumbulluesit e produkteve bujqësore si një problem madhor, pasi sipas tij është e pamundur që ata të bëjnë një marrëveshje, për shkak se janë të shumtë në numër.

"Duhet kooperimi i fermerëve, që do të thotë fermerët duhet të gropohen që të sheshin në mënyrë të organizuar dhe të bëjnë prezent produktin e tyre në të gjithë qendra e grumbullimit, zhdukja e këtyre qendrave nuk është zgjidhje e problemit, duhen konsoliduar ato. Duhet të investojnë në përpunimin e produkteve, të vijojnë te agro-përpunimi, që të rrisin kapacitete e tyre dhe t'ua blejnë fermerëve edhe kur nuk ka treg për fermerët që të mos i shkojë dëm produkti. Por duhet bërë me marrëveshje", u shpreh Rrapaj në Report Tv.

Rrapaj listoi edhe arsyet se përse një pjesë e konsiderueshme e fermerëve nuk kanë nënshkruar marrëveshje me grumbulluesit.  

"227 qendra grumbullimi dhe nuk mund të ketë një marrëveshje me tyre, në këtë mori qendra grumbullimi është e paktë mundësia që të ketë marrëveshje. E dyta ka të bëjë më kontratat 42 mijë fermerë kanë kontrata nga 300 mijë fermerë. Kaq pak se kemi një bujqësi të paformalizuar, këta që kanë marrëveshje nuk kanë probleme dhe shqetësimi. Duke qenë të pasigurt për prodhimin, kosto, për mekanikën bujqësore dhe për atë që i pret, ato nuk lidhin kontratë, shumica e fermerëve nuk lidhin kontrata për shkak të pasigurisë", tha ai, prandaj tregoi se të gjendur  në këto kushte do duhet të gjejnë rrugë të tjera për të shitur produketet e tyre.

"Shkon në një grumbullues informal dhe ja merr me sa dëshirë ka grumbulluesi, dhe i dyti nëse këtyre qendrave u mbetet hapësirë dhe ua merr produkt, dhe më pas konjktura e tregut, nëse tregu ka kërkesë, atëherë ia merr produktin", shto Rrapaj.

Një tjetër pikë shumë e rëndësishme, që sipas Rrapajt do i jepte fund problemeve të fermerëve është edhe krijimi i një burse për këto produkte. Sipas tij, bursa studion, parashikon dhe informon fermerët se çfarë të mbjellin dhe kur, pasi është instrumenti që rregullon momentin e shitjes dhe blerjes. Mirëpo, që bursa të vihet në zbatim, ai thotë se duhet të ketë ndryshime në ligj si edhe në skemat e subvencionit.

"Duhet bursë në fushën e prodhimeve bujqësore që fermerët të shohin realitetin dhe t'i përshtaten ekonomisë së tregut. Bursa duhet një organizim me bashkime të ndryshme të prodhuesve, me ligjin aktual, fermerët nuk bashkohen, se i cilësojnë këto bashkime si fitimprurësve, por nuk janë se fermerët fitojnë në fund. E dyta, ka të bëjë me paketën fistakal, sistemi fiskal është i papërshtatshëm për këto shoqëri bashkimi dhe më pas subvencionet, duhet të ketë një përfitim të dukshëm që ta kuptojë që fiton më shumë, kur ai është i bashkuar. Element i rëndësishëm është edhe drejtimi i këtyre shoqërive, në kemi staf, por duhen drejtues të kualifikuar, pastaj duhet të ndryshojmë raportet e informalitetit, jemi në raporte 80 me 20, raport i zhdrejtë. Japonia ka 9.6 mln fermerë, të gjithë janë me shoqëri bashkimi, del në treg dhe u thotë kemi këto produkte në filan kohë dhe me këtë çmim, dhe tregjet reagojnë, çmimi vendoset nga anëtarësia dhe në këtë mënyrë askush nuk shet nën këtë çmim dhe këtu ndërgjegjësohen prodhuesit dhe kanë një dysheme në çmim.  Bursa studion, parashikon dhe informon fermerët se çfarë dhe të mbjellin, instrumenti që rregullon, momentin e shitjes dhe blerjes, bursa mund të bëhet për secilin produkt që janë në treg, bursa i ndihmon fermerët, i orienton ato dhe vë një dysheme, bursa asnjëherë nuk del nënkosto, dhe godet rëndë informalitetin, garanci për konsumatorin dhe fermerin, duhet të nisim që ta bëjmë këtë,një projekt pilot, dhe do i kërkoja agjencisë se menaxhimit të projekteve, duhet që një projekt pilot dhe aplikuar. Ka shumë avantazhe, nuk mund të japë efektet e menjëhershme", u shpreh ai.

 

Në fund, nisur edhe nga pasojat që kanë ardhur nga lufta në Ukrainë, Rrapaj tha se qeveria duhet të shtojë buxhetin për subvencionin e naftës.

"Duhet të shtohet buxheti për subvencionin e naftës, duhen 50 mln litra për karburant për gjithë vitin, qeveria 50 mln litra i binte 65 mln euro, sot shkon 107 mln euro. Pra mbi 40 mln euro, qeveria rimburson 12 mln euro sot, prandaj duhet që të shtohet sasia e fondeve për karburantin. Skema po funksionon, i ndihmon realisht fermerët, 26 mijë nga 50 mijë fermerë e kanë marrë sasinë e  naftës pa taksa, nëse do e merrnin të gjithë do ishte një lehtësim për tregun", përfundoi Rrapaj në emisionin 'Sot Live në Shqipëri'.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?