Sociale

Rrapet e thara rrezikojnë banorët në periferi të Fierit, drejtori i ADZM: Do t’u hiqet statusi ‘Monument Natyre’

1 Shkurt, 15:52| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:57

  • Share

FIER - 9 rrape shekullore që aktualisht mbajnë statusin “monument natyre” janë kthyer në rrezik për banorët e Fierit dhe automjetet që lëvizin në aksin Vlorë-Fier. Rrapet që mendohet te jenë mbjellë rreth 150 vite më parë ndodhen në periferi të qytetit të Fierit.

Degët e tyre të thara, që nuk janë krasitur prej vitesh, rrezikojnë të thyhen si pasojë e erës. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, e cila ka për detyrë mirëmbajtjen e drurëve me status “monument natyre”.

Fotjon Prençe, Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fier tha në bisede telefonike për Report TV se kanë kryer një vlerësim bashkë me pedagogët e Fakultetit të Pyjeve dhe kanë dalë në konkluzionin se per shkak te moshes dhe faktore klimatike keta drure e kane humbur statusin dhe së shpejti do të priten. Me rishikimin e VKM-se do propozohet heqja e statusit “monument natyre”, thekson ai.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?