Permbytje

Kronikë

'Rrebeshe shiu në 22-26 janar', Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje, apelon prefekturat dhe bashkitë

19 Janar 2021, 12:57| Përditesimi: 19 Janar 2021, 13:01

  • Share

Pas situatës së vështirë që vendi kaloi nga reshjet në datat 7-11 janar, një tjetër paralajmërim vjen nga autoritetet. IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kanë parashikuar reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit. Pritet intensiteti i reshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si Qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.

Ndaj, bazuar në këto të dhëna Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, në bazë edhe të ligjit “Për Mbrojtjen Civile”, paralajmëron bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

"Duke qenë se këto reshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumenjve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundshme në përmbytje, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor  intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore. Po ashtu AKMC sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë. Në shkresën dërguar këtyre institucioneve vendore AKMC u kërkon gjithashtu të organizojnë dhe të drejtojnë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • GENTTI: 19/01/2021 16:00

    Doli dhe tIRJA E SHKODRES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?