PUKË- Moti i keq dhe rrebeshet e shiut që përfshinë vendin gjatë natës kanë krijuar problematika në Pukë. Era e fortë dhe rrebeshet kanë dëmtuar çatinë e spitalit Rajonal të Pukës, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv.
Si pasojë e erës së fortë, Çatia e spitalit bashkiak “Elez Selimi” në Pukë u dëmtua plotësisht duke detyruar që gjate mesnatës të bëhej evakuimi i pacientëve nga repartet e patologjisë dhe pediatrisë. Uji ka depërtuar në brendësi të pavijoneve ndërsa po shikohet mundësia e mbylljes së përkohshme të spitalit deri në gjetjen e një zgjidhje.
Stuhia ka shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjetik, duke i lënë banorët në Pukë pa energji prej mbrëmjes së kaluar, teksa janë shkaktuar dhe rrëshqitje dherash në akset rrugore.
Problematika janë shfaqur edhe në Bulqizë, pasi disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Në aksin e rrugës së Arbrit në fshatin Kajamk ka pasur edhe rrëshqitje gurësh.
Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të së mërkurës, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar. Edhe në Durrës është i pezulluar lundrimi për anijet vogla dhe ata të peshkimit.
Në Shkodër ka pasur reshje bore, por akset janë të hapura për qarkullim. Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës.
Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se sot priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.
Gjatë natës së mbrëmshme për shkak të erës së fortë tragetet për në Bari u nisën në orën 00.30. Ndërsa sot në mëngjes tragetet që u nisën nga Bari mbërritën në kohë dhe janë duke përfunduar përpunimin e tyre.
Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nuk do të mund të dali as sot dhe as nesër për lundrim për shkak të dallgëzimit dhe erës së fortë.
Ndërkohë në qytetin e Durrësit dhe zonën përreth nuk ka pasur problematika.
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh.
Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës.
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.
Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të së mërkurës, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.
Sipas të dhenave zyrtare forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë, me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Ndërkohë referuar parashikimeve për reshje shiu, me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona.
Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.
“Bashkia Lezhë ju informon se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona. Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
Qytetarët këshillohen:
Të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve.
Të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.
Shqiptarja. com dhe Report Tv, sjellin pamjet brenda spitalit të Pukës, çatia e të cilit u dëmtua si pasojë e rrebesheve të shiut dhe erërave të forta që ranë gjatë natës.
Në pamje shihet se uji ka depërtuar në brendësi të pavijoneve, ndërsa pacientët janë evakuuar nga pavijonet më të dëmtuara nga repartet e patologjisë dhe pediatrisë.
Në dhoma janë vendosur edhe disa kova, për të bërë të mundur që uji i cili pikon nga çatia të mos bjerë më shumë brenda ambienteve.
Rrebeshi i shirave dhe era e fort, dëmtuan mëngjesin e sotëm çatinë e Spitalit të Pukës. Në pamjet e siguruara me dron nga Report Tv, shihet se era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike.
Si pasojë dy pavijone kanë dal jashtë funksionit, ndërsa uji ka deportuar në brendësi të pavjoneve.
Reshje të shumta shiu dhe era të forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika me energjinë elektrike gjatë natës në disa njësi administrative të Bulqizës ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Ka patur dhe rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës Arbrit në fshatin Krajk ku gurët në rrugë kanë penguar mjetet në lëvizje.
Ndërkohë që rruga e Arbrit Bypass kalohet pa problem nuk ka patur reshje bore.
Pune Rilindasish , kane vjedhurrrr dhe e kan bere catin ne maje e pukes sikur do jete kotec jo spital , sikur ska shume qe eshte inaguruar
PërgjigjuC'eshte ky mbulim catie me katrama,jo me tjegulla ?!
PërgjigjuPo pse eshte shkulur çatia vetem e spitalit dhe jo e ndertesave te tjera aty afer? Shume keq, shume keq.Nuk mund te vidhet ne kete fare feje.
PërgjigjuXhamia te mos na pesoje gje pa pune e madhe per spitalin……
Përgjigju