Alfio Rrotani

Rrëfehet Alfio Rrotani: Kam ende emocione për Fatmën, para se të futesha më tha…

29 Janar, 09:04| Përditesimi: 29 Janar, 09:07

  • Share

Alfio Rrotani, konkurrenti i fundit i eliminuar nga Big Brother VIP, i ftuar në “Fun Club”, dha disa deklarata të forta.

Për sa i përket largimit nga shtëpia, ai u shpreh se nuk dilte dot nga vetja, ndërsa thotë se: “Kam ndenjur pak në heshtje por nuk kapem dot me debate pa pasur një arsye të fortë”.

Alfio është baba i një djali me Fatmën, por që prej kohësh dyshja janë ndarë. Alfio tregon se ruan një marrëdhënie të shëndetshme me të.

Pse nuk bashkoheni sërish me Fatmën?

“Supa kur ftohet nuk ngrohet më”, u përgjigj Alfio. “Sado që sot jemi ndarë gjithsesi ne ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë dhe ajo është mamaja më perfektë që mund të ketë djali im”, u shpreh ai.

Gjithashtu ish-konkurrenti i BBVIP, tregon se ka ende emocione për të. “Kam një lloj emocioni gjithmonë të mirë për të, edhe pse rrugët tona janë ndarë”

Enxhi Nasufi: E ke takuar pasi dole?

Alfio: Jam takuar, përshtypjet kanë qenë nga më të mirat, normalisht nuk do e zhgënjeja te kjo pjesë

Enxhi Nasufi: Të ka lënë ndonjë porosi para se të hysh?

Alfio: Mos bëj budalliqe. Unë jam tip që në momentin që nevrikosem, nevrikosem shumë shpejt.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?