Max Allegri

Rrëfehet Allegri: Refuzova Realin, i kisha dhënë fjalën Presidentit Agnelli

10 Gusht 2018, 09:50| Përditesimi: 10 Gusht 2018, 10:14

  • Share

Massimiliano Allegri ka përsëritur atë që e kishte zbuluar muaj më parë kur emri i tij u lidh me pankinën e Real Madrid që kishte mbetur pa trajner pas largimit të Zinedine Zidane.

Trajneri thotë se refuzoi Real pasi i kishte dhënë fjalën drejtuesve të Juventusit:

Real Madrid është klubi më i madh në Botë por unë i kisha dhënë fjalën time Juventusit dhe Presidentit Agnelli. Gjithsesi fakti që Real më kërkoi më ka mbushur me krenari por motivet që unë e refuzova Reali ishin dy. Respekti maksimal për Juventusin dhe mbajtja e fjalës së dhënë. Me ketë argument refuzova telefonatën e klubit spanjoll.

Max Allegri, trajneri i kampionëve të Italisë 

Edhe pas kësaj Max Allegri nuk e ndien veten një ikonë apo një njeri simbol të Juventusit si Buffon dhe Del Piero:

 Absolutisht jo, nuk dua të krahasohem me Buffon e Del Piero. Ata janë lojtarë që kanë shkruar historinë e skuadrës ndërsa unë jam këtu prej katër vitesh.

Max Allegri, tekniku italian

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?