Kanë kaluar më shumë se 28 vite nga zhdukja e biznesmenit dhe aktivistit, por ende nuk ka asnjë të dhënë të qartë për fatin e tij.
Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, ka deklaruar se e vetmja gjë që kërkon është që të gjenden eshtrat për t’i bërë një varr babait.
Gjatë një interviste, ai thekson se nga të gjitha kërkimet që kanë bërë këto tre dekada, emrat që u dalin përpara janë tre figura të rëndësishme të Shërbimit Informativ Shtetëror të kohës.
Gazetari: A ka pasur ndonjë njeri që tu thotë eshtrat janë në filan vend? Është për ju jetike ti gjeni eshtrat?
Ardian Hoxha: Ne si familje nuk kemi kërkuar as të bëhet madhështore figura e babait tim. Kemi kërkuar vetëm që të kemi eshtrat dhe t’i bëjmë një varr. Vitet e para kemi menduar që është gjallë, që po e mbajnë peng. lloj lloj tregimesh kemi pasur.
Me kalimin e viteve kemi pasur edhe informacione, por që humbisnim gjurmët. Pastaj ti nuk do ta besosh që është i vdekur. Ne kemi dëgjuar që pas 4-5 ditësh nga rrëmbimi të ketë ndërruar jetë. Ishin 3 emra që na dilnin, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro. Kishte shumë njerëz që thoshin “ju lutem mos ma përmendi emrin se më ikën koka dhe kam familje”.
Gjithmonë ne kemi kërkuar vetëm eshtrat. Kemi besuar që jemi edhe 1% afër për t’i gjetur eshtrat. Kam grupuar mbi 100 varre dhe kemi bërë ADN-në dhe asnjë nga ato nuk na ka dale. Thuhet që janë të tretura në acid apo gëlqere, thuhet që janë të hedhura në det vetëm që na e bëjnë mjegullën sa më të madhe. Besoj që do t’i gjejmë eshtrat. Pa marrë parasysh nëse ishte hero i popullit apo spiun i madh, duam t’i bëjmë një varr, ka deklaruar Hoxha për “Zona Zero” në Top News.
I lindur në Shkup, Remzi Hoxha, ka qenë një biznesmen dhe një aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë, por ishte larguar për në Shqipëri për t'i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav. Por pastaj, më 21 tetor 1995, ndodhi tragjedia.
Ai u rrëmbye në qendër të Tiranës nga agjentët e SHIK-ut, kohë kur President ishte Sali Berisha. Edhe pse ka kaluar më shumë se çerek shekulli, rrethanat e zhdukjes së tij mbeten të paqarta.
Familja e tij dhe mediat e asaj kohe akuzojnë drejtpërdrejt Sali Berishën për zhdukjen e tij. Mediat kanë publikuar dëshmi se Remzi Hoxha mori informacione se Sali Berisha do të takohej me presidentin serb Sllobodan Millosheviç, gjë që do të shihej si një tradhti ndaj çështjes shqiptare.
Po të ishte Enver Hoxha gjallë,si fillim do rraste brenda në qeli,kapon që ka biseduar me Remziun në fillim,dhe pasi ti nxirrte qumështin e nënës nga hunda e shumta 3 ditë,do te deklaronte shpejt e shpejt të vërtetën...
Përgjigjuremziun e shkrete e vrane,,kot mendoj,,duke menduar qe ishte agjent,,,se cfare agjenti mund te ishte nje bukepjekes nuk e di...vrasje pa motiv,,pa arsye,,shiku i asaj kohe ishte shume jo profesional.,,dhe injorant si e gjithe qeveria e asaj kohe...i mbushur me mesues aritmetike...shtet i plepave...prandaj dhe patem 1997...
Përgjigju