Visar Dakramaj dhe e dashura e tij

Rrëfehet e dashura e 34-vjeçarit shqiptar që u vra në Mykonos: Më thanë e vranë, mendova se po bënin shaka me mua

22 Shkurt 2023, 19:51| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 20:00

  • Share

Partnerja e 34-vjeçarit shqiptar që u vra pak ditë më parë në Mykonos, Visar Dakramajt, i njohur edhe si Julian Kosova, ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike.

Në gjendje të rëndë psikologjike, ajo është shprehur se Jani kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes. Ajo ishte në lidhje prej dy vitesh me të riun shqiptar.

‘Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka.

Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.

Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr mes tyre, për arsye banale.

Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, tregon ajo më zërin që i dridhej.

Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: "Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!”- tregon ajo.

Një sherr banal u kthyer në tragjedi në Greqi në Ishullin e Mykonosit, që i ka marrë jetë një të riu shqiptar. Athanasios Nazos është konfliktuar me një 34-vjeçar shqiptar në një lokal në ishullin grek pas sherrit për një vajzë, që sipas mediave greke e kishte ngacmuar shqiptari, Visar Dakrama. Por mes të tjerash, ajo zbuloi se autori, i cili është edhe pronar i hotelit ku e reja punonte, kishte shprehur interes për të. Kjo ka ngjallur xhelozi tek shqiptari i cili është konfliktuar fizikisht me autorin. Pas përplasjes fizike që zgjati rreth 10 minuta, 33 vjeçari grek shkoi në banesën e tij ku mori një armë gjahu me të cilën e qëlloi me plumb në kokë shqiptarin. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?