Rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare: Serbët më pushuan gjyshin nga puna, i kërkuan të ndryshonte historinë

15 Janar 2021, 21:29| Përditesimi: 15 Janar 2021, 21:30

  • Share

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë një intervistë me revistën e famshme “Rolling Stone”. Këngëtarja ka përmendur dhe vendlindjen e saj Kosovën, ku ka treguar momentet e vështira që familja ka përjetuar gjatë luftës me Serbinë.

Ajo shprehet se gjyshi i saj i cili po shkruante një libër për gjithçka po ndodhte u pushua nga serbët sepse i kërkuan që të rishkruante historinë siç ata dëshironin.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij.

Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Revista gjithashtu ka dhënë informacione për gjyshin e Duas, historianit Seit Lipa i cili ka qenë edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Më tej këngëtarja ka treguar se pavarësisht faktit që familja e saj u shpërngul në Londër për t’i shpëtuar dhunës dhe ajo vetë lindi atje, që e vogël është rritur me idenë që Britania është vendi ku lindi, por rrënjët e veta kosovare u mban gjithmonë në zemër.

Komento

Komente

  • Kajaku: 16/01/2021 02:38

    Sa paska vujt Granddaddy jot ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?