Shoku i Aldo Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Rama, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, thotë se ai nuk beson se ai ka vrarë veten, por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.
‘Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar.'- tha ai.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Aldi Rama vrau nënkomisarin në Lezhë, flet për Report Tv shoku i tij: Ka patur jetë të vështirë, i ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek
M.Q./ReportTv.al