Kampi i Tepelenës

Rrëfimet tronditëse të të dënuarve në kampin e Tepelenës

10 Prill 2018, 08:22| Përditesimi: 10 Prill 2018, 09:48

  • Share

Debatet për kampin famëkeq të të internuarëve politikë në Kampin e Tepelenës kanë marrë një shpërthim të pazakontë, që nga dita që historiani i njohur Pëllumb Xhufi lëshoi disa deklarata në një intervistë televizive. Një ndër to ishte se “Kampi i Tepelenës ishte ndoshta kampi më i mirë se kampet e tjera. Kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm”.

Kështu ka deklaruar Xhufi, ndërkohë që ka kundërshtuar të dhënat nga raportet e CIAS rreth këtij kampi dhe për numrin e fëmijëve të vdekur, që ndryshe nga 300 fëmijë që raportonte kohë më parë Autoriteti i Dosjeve, ai ishte shrehur se  ky numër ishte më i ulët”. Deklaratat e Xhufit vazhdojnë të kundështohen nga ish të dënuarit në Kampin e Tepelënës të cilët në rrjetet sociale postojnë përditë historitë e tyre, duke përmendur si absurde deklaratën e historianit të njohur.  

Njëri prej tyre, Kurt Kola, që i ka mbijetuar kampit, ka rrëfyer një episod të tmerrshëm që ishet sinjali I parë i dramave që do të vijonin në një nga Kampet më famëkeqe të diktaturës, që u përcaktua veçanërisht si kampi i vuajtjeve dhe vdekjev në masë të fëmijëve. Kurt Kola ka rrëfyer se si ndërruan jetë gjatë një aksidenti vajza e kundërshtarit politik të Enver Hoxhës, Abas Kupit, me bashkëshortin e saj. Ndërkohë studiuesi Kastriot Dervishi sjell në faqen e tij në facebook fakte dhe dokumente origjinale që faktojnë vuajtjet dhe tmerret në Kampin e Teplenës.

Dervishi:  Familja nga Libohova në kampin nr.4 Tepelenë
Pasi poston në facebook një dokument origjinal ku tregon se në Kampin e Tepelënës nuk internoheshin vetëm familjet nga Veriu, por edhe nga Jugu, Kastriot Dervishi shkruan:

“Një i dënuar politik pasi u lirua nga burgu politik, ai u dërgua në kampin e internimit të Tepelenës. Ai pati fatin që atë që hoqi në Shqipëri t’ua tregojë kancelarive perëndimore, të cilat u informuan me detaje se çfarë ishte regjimi kriminal komunist. pjesa e mëposhtme është e ditës së parë në kamp. Midis të tjerash, për kampin është bërë ky përshkrim:

Bashkëlidhur vendimi nr.699, datë 14.4.1953 i Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në MBP për internimin e një familjeje “kulake” nga Libohova në kampin nr.4 Tepelenë. Dokumenti tregon se në kampin në fjalë nuk po internoheshin më vetëm nga veriu i Shqipërisë, por edhe nga jugu.sh, të cilët po na prisnin. Shkarkuam sendet tona, u ulëm në tokë e pritëm zbardhjen e ditës së re. të flija kështu, nuk ishte problem për mua: koha ishte e mirë e nata e freskët.

Por vura re në atë lSëshim drite të zymtë nate, se oborri i pafund, sidomos gjatë anës së një kazerme të madhe, ishte krejtësisht i pakësuar nga grupe njerëzisht që flinin përtokë. Mora vesh më vonë se gjithë ata njerëz kishin braktisë dhomat e fjetjes prej pleshtave. Posa vinte nata, të internuarit hynin ndër baraka për të pushuar, nga trarët e mëdha zbrisnin ushtri parazitësh që sulmonin fatzezët. Kështu që e vetmja shpresë ishte të kaloje natën jashtë.

Ishte një grumbull grash, fëmijësh, djemsh e pleqsh, të cilëve u mungonte çdo e domosdoshme e ushqeheshin vetëm me bukë e misër dy herë në ditë. Ndrynin brenda në zemër një barrë për patreguar vuajtjesh. Përveçse ishin shkulur nga shtëpitë e zakonet e tyre, ishin plagosur në ndjenjat e tyre më të thella e të shqetësuar për të zhdukurit, për ata që kërkonin, për të burgosurit pa lajme, pa shpresa për të ardhmen. Sidomos gratë ishin të mrekullueshme: pa lot kujdeseshin për fëmijët e pleqtë, duke u munduar t’i lehtësonin atyre peshën e varfërisë”.

Bashkëlidhur për ilustrim, vendimi nr.699, datë 14.4.1953 i Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në MBP për internimin e një familjeje “kulake” nga Libohova në kampin nr.4 Tepelenë. Dokumenti tregon se në kampin në fjalë nuk po internoheshin më vetëm nga veriu i Shqipërisë, por edhe nga jugu.”, shpjegon Dervishi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?