Rrëfimi i 39-vjeçarit për Report Tv: Droga më çoi në burg! Po tentoj të largoj varësinë nga heroina me metadon

13 Dhjetor 2023, 15:21| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 15:32

  • Share

Nisi 8 vite më parë të tymosë cigare hashashi e më pas përfundoi tek drogërat e forta si kokainë e heroinë. 39-vjeçari nga Korça, disa vite të jetës së tij i ka kaluar nëpër burgje pasi droga e çoi drejt vjedhjeve për mbjetesë. Në kushtet e anonimatit ai rrëfen për Report Tv sfidën e përditshme për të qëndruar larg heroinës. E gjejmë në qendrën Aksion Plus ku po trajtohet me metadon.

“Kam 8 vite që pi drogë, 3 vite që pi metadon. Droga më nxirrte nga vetja. Kam marrë heroinë kokainë, me gjilpëra kam përdorur shumë. Vij këtu çdo ditë për metadonin. Ndersa dy ditë e marr me vete në fundjavë. Ndjehemi më mirë se më qetëson, po të mos pi këtë (metadonin) çakërdisem. Kur s’marr ilaçin, atë do vete të bëj (heroinën). Jam më i qetë me ilaçin, kur s’marrin ilaçin kam kriza dhe do detyrohem të marr sërish atë (drogën)" tregon ai për Report Tv.

Numri i përdoruesve të drogës është rritur vit pas viti, tha me shqetësim infermierja e qendrës Aksion Plus. Aktualisht trajtohen me metadon 100 persona, kryesisht nga Korça por dhe bashkitë e tjerë të qarkut, si Pogradeci, Kolonja, Devolli e Maliqi.  Metadoni është një trajtim që ndihmon përdoruesit e heroinës që duan të heqin dorë prej saj, duke u lehtësuar dhimbjet.

“Të kartelizuar janë 100 persona që marrin metadon Çdo ditë, ka persona që dalin nga linja jonë dhe rikthehen. Situata paraqitet alarmante sa vjen e përkeqësohet sepse ka persona të rinj që shtohen. Janë përdorur heroinë dhe vijnë për tu rehabilituar. Ka persona të rinj që kartelizohen për mua është shqetësuese. Ata që arrijnë të lënë heroinën dhe të marrin metadonin mund të integrohen në shoqëri” thotë Marinela Fustanja, Aksion +

Infermierja e ‘Aksion Plus’ thekson se rreth 10% e personave që trajtohen me metadon, janë infektuar me hepatit C, si pasojë e përdorimit të gjilpërave për përdorimin e heroines.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/12/2023 01:05

    /LILO/,nuk e ke sedren e semure,eshte ceshtje varesie.Dhe kur thua /nuk kam guxim t'i drejtohem askujt/,te kuptoj.Disa persona nuk duan /te hapen/se kane frike nga opinioni dhe paragjykimet,te tjeret thjesht nuk duan te pranojne qe kane varesi edhe pse jeta e tyre ka hyre ne vorbullen e te tatepjetes.Varesia nga droga nuk ndryshon nga ajo e duhanit dhe alkoolit,apo painkillers.Te keshilloj t'a fillosh nga vetja.Bej nje analize te vetes,si hyre ne kete rruge,pse,kush te futi,sa kohe ke qe po e perdor!Fakti qe po e pranon varesine dhe kerkon keshille d.m.th.qe je ne rruge te mbare.Vendimi per t'a lene drogen do te jete i veshtire dhe do te kesh shume rikthime,por ja vlen t'a provosh, gradualisht t'a pakesosh dhe te ngadalsosh marrjen e saj dhe t'i zgjatesh intervalet kohore te marrjes se dozave.Sic thote /POPULLI/ me poshte,qendro larg shoqerise perdoruese dhe kerko ndihme.Fillohe me familjen duke e diskutuar e pranuar problemin dhe kerkoju ndihme qe te perkrahin ne luften me varesine.Vazhdo me klinika e mjeke te specializuar per kete.Por mbi te gjitha,do te jete nje vendim qe duhet t'a marresh vete dhe per veten.Kam biseduar nje here me nje ish-perdorues droge qe kishte vite /i paster/ dhe kur e pyeta se si arriti,me tha se ju desh t'a merrte vendimin per t'a lene se kishte familje e femije per t'u kujdesur e rritur.Ai i kishte kaluar fazat e rikthimit me sukses,por i ishin dashur disa vite.Dhe juve ju uroj t'a merrni ate vendim me veten dhe mbi te gjitha te uroj te gjesh motivacionin per te ndermarre kete hap dhe te jeni i fokusuar ne te.Mbi te gjitha te uroj shendet e kurajo e nje Vit te Ri te sukseshem!

    Përgjigju
  • Lilo: 13/12/2023 19:41

    Kam nevoje per ndihme, per te len kokainen. Nuk kam guxim ti drejtohem askujt sepse kam seder te semur. Nuk esht jeta ime kjo. Ju lutem kush e lexon tme japi nje keshille

    Përgjigju
    • Populli: 13/12/2023 22:17

      @Lilo askush perveç teje nuk mund te te nxjerr nga ky siklet qe ke.Mundohu ti reziztosh tundimit per ta perdorur kokainen dhe largohu nga ajo shoqeri me te cilen e perdor.Nese nuk mundesh ateher drejtohu nje qendre per ndihme sepse nuk eshte turp te kujdesesh per veten.Mos e ler sedren te te shkaterroj jeten,asnjehere seshte vone

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?