Lulzim Basha me aleatët

Rrëfimi i ‘Babales’, PD nis përgatitjet për protestën

20 Maj 2018, 07:43| Përditesimi: 20 Maj 2018, 07:55

  • Share

Opozita shqiptare ka nisur përgatitje për protestën e 26 Majit, me qëllim për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’. Protesta e opozitës vjen si rrjedhojë e publikimit të një audiopërgjimi, në cilin Partia Demokratike pretendon se shfaqet dëshmitari i famshëm X, Albert Veliut, i njohur si "Babalja", duke biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Vendimi për zhvillimin e protestës u mor ditën e premte gjatë një mbledhje të krerëve të opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike. Një ditë më par, kreu i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur krerët e degëve të PD-së për të diskutuar rreth modaliteteve të protestës. Mbledhja e Bashës me krerët nisi në orën 11:30 në selinë blu dhe zgjati rreth 60 minuta.

Mësohet se për momentin është caktuar orari i protestës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë më 26 maj dhe do të nisë në orën 11:00. Vendi i protestës nuk është përcaktuar ende sepse PD-ja është në pritje të zhvillimeve dhe ajo mendon se në rast se ministri Fatmir Xhafaj do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë, ndërsa në rast se Xhafa nuk dorëhiqet, atëherë protesta mund të përqendrohet te Ministria e Brendshme.

Gjithsesi, Basha i ka porositur krerët e degëve që të sjellin sa më shumë njerëz në Tiranë ditën e shtunë. Deri më sot, protesta e opozitës, duke përjashtuar protestën kur u sulmua bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme, kanë patur karakter paqësor. Gjithsesi, protesta e së shtunës zhvillohet në kushtet e një klime më të helmatisur politike, mbushur me akuza, përbetimet dhe paralajmërime.

Gjithashtu protesta e paralajmëruar e opozitës përkon me rezultat e para të Vetingut si dhe me lëvizjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë, të cilat do të godasin korrupsionin në nivelet më të larta të politikës dhe vetë drejtësisë.

Protesta zhvillohet edhe në kushtet kur Shqipëria është në një periudhë prove sa i takon vendimit që do të marrin kryeministrat e vendeve të Bashkimit Evropian për çeljen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

"Babalja" e bën Bashën për cigare
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është fotografuar duke tymosur cigare në praninë e disa deputetëve të tjerë demokratë, ndër të cilët shquhen Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj. Fotoja mendohet se është bërë në mjediset e jashtme të selisë së PD-së. Në grup bën pjesë edhe Gazmend Bardhi, i cili plotëson mozaikun e katërshes së “Dëshmitarit X”.

Në fakt kanë qenë këta zyrtarë të PD-së që përcollën akuzat e Albert Veliut, i njohur si "Babalja", për vëllain e ministrit të Brendshëm Famir Xhafaj, Agron Xhafajn. Duket se Basha nuk e ka përballuar dot tensionin e krijuar nga çështja e përgjimit misterioz të "Babales" që po hetohet nga Prokuroria dhe pasi ka paralajmëruar edhe protestën e 26 majit, ai ka ndezur një cigare. Duke iu referuar kësaj fotoje, Basha është ironizuar nga gazetari Bledi Mane shkruan:

“Ky i shkreti ka 4 vjet që rropatet e nuk i ngjit asgjë. Ia dhanë partinë, nuk di ta mbajë e i është shkërmoqur. I jep Rama lekët e pallatit të vjehrrit, ky ia zgjat pushtetin. I japin para rusët për trazira, ia zbulojnë amerikanët. Monton video me trafikantë vlonjatë, ia çmonton prokuroria. Organizon çdo 3 muaj protesta, 3 herë më shumë ia ul tempin opozitarizmit...”

Komento

Komente

  • Besimi: 20/05/2018 17:07

    Po si more vete inskenojne audioinqizimin si kauze per dalje ne protestvetem e vetem te nxisin skena dhune e ne menyre qe te shtyhen hapja e negociatave pra integrimi.Shqiptare bojkotoni keta gangstere qe duan te pengojne integrimin edhe reformen ne drejtesi.Asnje shqiptar mos te dale ne kete proteste proruse.

    Përgjigju
  • Qoqja: 20/05/2018 10:03

    A mund te quhet P D ky grupim hajnesh duke fillu nga Nardi .Mediu Dashi Vangjeli Agroni Monika dhe killeri i 21 janarit Lulu kenbe ngjituri . Kujt nga mostra populli do i besoj fatet e veta?

    Përgjigju
  • Tirona: 20/05/2018 09:29

    O lulush ku arrite te ti organizoj protestat Babalja halja. O ca gallate ta mori partin Babalja kujdes se mos te pergjon dhe ty Babalja parti Spiunash Grek dhe UDB.jeni te stervit fort por spo gjeni brisk me ja rrujt Edi Rames.

    Përgjigju
  • Hajvani: 20/05/2018 08:27

    O lulash duroni edhe nje muaj se bela po hapen negociatat me b.e.apo keni frig se po u hapen ju gjen belaja me shok,per popull ju nuk keni bere gje.

    Përgjigju
    • Fadili: 20/05/2018 14:43

      Turp te jene keta burra shteti surrat muter si njeri dhe tjetri

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?