Rrëfimi i djalit të ish të përndjekurit Kurt Kola për Report TV: Në kampin e Tepelenës vëllai i uronte vdekjen vëllait për t’i marrë racionin e bukës! Im atë i përjetoi të gjitha këto makabritete

9 Shkurt 2022, 20:30| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 20:56

  • Share

TIRANË- Kurt Kola, ish-i i përndjekur politik në kohën e komunizmit dhe mbrojtës i të drejtave të ish- të përndjekurve ndërroi jetë 12 ditë më parë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga pasojat post-COVID. Me dhimbjen e madhe në shpirt për humbjen e të atit, i biri, Bilal Kola në një intervistë të veçantë për Report Tv ka rrëfyer kalvarin që ka kaluar i ati për 46 vite në kampet e internimit, por edhe në burgjet e errëta të komunizmit.  

Në 'Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Bilal Kola thotë se babi i tij i ka vuajtur të gjitha makabritetet e burgjeve të komunizmit nga ai i Gjirokastrës, Spaçit, Qaf Barit e Burrelit. Ai rrëfen se Kurt Kola ishte vetëm 8 vjeç kur është internuar për herë të parë në 1945. Ndërkohë në 1949 Kurt Kola u internua në kampin ‘shfarosës’ të Tepelenës, siç e cilëson Bilal Kola.

Bilal Kola tregon përmes rrëfimeve të të atit, vuajtjet që ai ka kaluar në kampin e internimit në Tepelenë në kushte çnjerëzore, ku madje vëllai i uronte vdekjen vëllait, në mënyrë që të kishte mundësi të hante një racion më tepër. Si pasojë e urisë, Bilal Kola tregon se në këtë kamp kanë ndërruar jetë 300 fëmijë.

Pas viti 1954 Kurt Kola u arrestua, ndonëse ishte një adoleshent dhe u dërgua në burgun e Gjirokastrës. Djali tregon se Sigurimi i Shtetit në atë kohë ka falsifikuar dokumentet e Kurt Kolës me qëllim ndryshimin e moshës që ta mbanin në burg. Kurt Kola u lirua nga burgu në 1964 dhe krijoi familje, por pas 13 vitesh ai u arrestua sërish, por kësaj hera ai la pas fëmijët e tij, ku Bilal Kola ishte vetëm 2 vjeç.

Kalvari i Kurt Kolës nuk ka përfunduar në 1991, atëherë kur edhe u rrëzua regjimin komunist. Kur Kola ka luftuar gjithmonë për mbrojtjen e të drejtave të ish të përndjekurve politikë. Billa Kola tregoi në Report Tv një episod pas viteve 1991. Ai thotë se i ati në 1994 u dënua katër muaj izolim shtëpie nga Partia Demokratike në pushtet pasi u organizua një grevë urie dhe Kurt Kola ishte kryetar i shoqatës që organizoi grevën.  

Më 29 janar Kurt Kola ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare nga pasojat post-COVID.

Rrëfimi i Bilal Kolës për Report Tv:

Unë nuk kam fol asnjëherë për babën kur ka qenë gjallë, nuk kam pas arsye se atij i ka fol pjesa e gjithë klavarit të jetës. Jeta e tij është alternuar mes internimit dhe burgut, 20 vite internim dhe 26 vite burg politik. Babai im ka bërë të atillë burg, që vetëm 1 orë në ditë në burgun e Burrelit mund të merrje ajër dhe 23 orë në një qeli më 50 banorë. Ai i ka përjetuar të gjithë makabritetet e burgjeve, nga burgu i Gjirokastrës, Spacit, Qaf Barit, Burrelit.

Sa i përket burgut të parë,  se ka bërë dy herë burg dhe midis periudhës dy herë burgje aty ka krijuar familje. Burgu i parë, 5 adoleshentë sepse ishin bijtë e disa nacionalistëve me zë nga veriu i Shqipërisë. Unë kam emrin e gjyshit. Disa adoleshentë të nacionalistëve të veriu u morën nga Sigurimi i Shtetit, për ti manipuluar ditëlindjen dhe për tu bërë shembull për të tjerët. Im atë ka lindur në 6 maj të vitit 1937, Sigurimi për ta dënuar si adult i ka ndryshuar moshën atij dhe katër adoleshentëve. Po ta shohësh kartën e identitetit e të babit, e kanë rritur 5 vjet në moshë dhe i dënuan.

Pse ishin intenruar? Po flasim për një regjim gjenetikisht që donte të asgjësonte armikun e klasës. Babai im ka qenë më i madhi i 9 fëmijëve që janë internuar me 4 gra. Internimi i majit të 1946 e ka gjetur babanë 8 vjeç dhe daljen në nga burgu e ka gjetur babain pa mbushur 54 vjeç.

Familja e tim eti është internuar në 1945 dhe është vendosur përfundimisht në 1946 në Berat deri në 1949. Nga 1949 në 1954 janë vendosur në kampin shfarosës të Tepelenës ku në këtë kamp kanë vdekur rreth 500 veta, 300 ndër të cilët fëmijë. Një nga xhaxhallët e mi që ka qenë 6 vjeç në kampin e Tepelenës thonte për një xhaxhallarët e tjerë,  kur po vdes Kaloshi që unë ti ha racionin. Mendonte që po të vdiste vllai i vet do mund të hante racionin e tij. Në kampin e Tepelenës fëmijë, gra dhe pleq kanë qenë në gjendje permanente urie. Diku te rreth 500 veta jetonin në një kazermë që në dimër shikoje borën që binte dhe në verë shikoje yjet, praktikisht e hapur. Si pasojë e kushteve çnjerëzore dhe e urisë kanë vdekur 300 fëmijë.

Babi im nga kampi Tepelenës është burgosur dhe çuar në burgun e Gjirokastrës bashkë me katër adoleshentë të tjerë se ishin fëmijët e disa nacionalistëve që kishin vlera për kombin. Pjesa tjetër e familjes në 1954 janë internuar në kampet e punës në Lushnjë. Deri në vitin ‘91 dhe ne jemi liruar me letra në shtator të vitin 1991. Babai ka dal nga burgu në 1964 dhe riburgosur në 1975, përgjatë 13 vite ka krijuar familje. Kam qenë vetëm 2 vjeç kur babi është burgosur në 1975.

Ka pas një grevë urie në në gusht 1994, është organizuar një grevë mbarëkombëtare dhe i qëlloi tim eti të ishte kryetar i shoqatës, sepse donin disa të drejta që në një lkigj të vitit 1993 ishin ligjore por nuk po bëheshin faktike. PD atëherë në pushtet kishte dy opsione, të mbante premtimet e saj elektorale ose mos ti mbante. Zgjodhi një opsion të tretë, i ka nxjerrë me dhunë duke i masakruar të burgosurit politikë nga greva e urisë. Im atë në cilësinë e kryetarit është dënuar katër muaj pa vendim gjykate në izolim shtëpie, me 12 policë.

Roli nga 1991 derisa mbylli sytë

Dy vite e fundit ka pasur probleme shumë të rënda me shëndetin, ka qenë shumë aktiv. Është një thënie që ca s’të vret të bën më të fortë, e kam të vërtetur që me atë që ka përjetuar realisht. Ai me shumë gjasë nuk do kishte dal gjallë nga burgjet me atë që ka përjetuar, i keni të gjitha menjë libër që është një skaner perfekt i regjimit komunist, në Shqipëri në burg. Zoti i ka dhënë shumë krujao që ka dalë gjallë. Çdo ditë që ka përjetuar post-burg ka qenë një bonus që e ka shfrytëzuar për të bërë gjëra që ka pas vokacion. Angazhimi publik ka qenë në inters të së mirës së publikut. Nuk e kem parë me angazhimin e tij me bërryla. Kush është dallimi mes teje dhe babit, unë jam 50% arsye 50% zemër, babai im ka qenë 100% zemër.

Nëse ne realisht duam të bëjmë një farë skaneri të asaj që ka ndodhur në shoqërinë shqiptare duhet ta lidhim me personazhe. Në fund të ditës njerëzit e bëjnë historinë. Po të shohësh jetën e tim eti, ti praktisht gjithçka që ka ndodhur në regjimin komunist e fut në skaner. Është jeta shumë individëve, por personazhe si babi im, nuk i gjen shpesh. Duke qëmtuar jetën e këtyre viteve në mësojmë pjesëza të historisë sonë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?