Elton Hajri

Furgoni ku u fut trupi i pajetë i Prengës në pronësi të Elton Hajrit: E kam vetëm me letra! Jam besimtar mysliman, nuk punoj më shofer tek kushërinjtë!

30 Janar 2020, 14:49| Përditesimi: 30 Janar 2020, 14:52

  • Share

Zbardhet implikimi i të një nga 5 të arrestuarit për pengmarrjen dhe më pas vrsjen e Jan Prengës, Elton Hajrit, në kompleksin “Golden” në Shijak.

Elton Hajri është kushëriri i vëllezërve Altin dhe Leonard Hajri. Sipas policië dhe prokurorisë së Tiranës Elton Hajri është arrestuar pasi furgoni me të cilën është transportuar trupi i pajetë i Jan Prengës nga kompleksi “Golden” në një vend ende të papërcaktuar, është në pronësi të tij. Të paktën nga verifikimi i letrave ka rezultuar se furgoni tashmë i sekuestruar, rezulton në pronësi të Elton Hajrit.

Por gjatë marrjes në pyetje Hajri ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Hajri ka rrëfyer në polici se nuk është marrë asnjëherë me krime, pasi është besimtar i fesë islame. Ai ka treguar se ka punuar tre vite më parë në kushërinjtë e tyre, ku makinën që ai përdorte ishte në pronësi të vëllezërve Hajri, por që në fakt me letra në Drejtorinë e Transportit Rrugor, ishte regjistruar në emër të tij. Elton Hajri, ka pretenduar se kur ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me kushërinjtë e tij, nuk ka kryer asnjë veprim tjetër për t'i ndryshuar pronësinë furgonit, makinë e cila ka vijuar të shfrytëzohet për punët e vëllezërve Hajri në kompleksin “Golden”. Gjatë dëshmisë së tij, Hajri ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin dhe punët e vëllezërve Hajri në Shijak, pasi ai i është dedikuar plotësisht besimit të fesë islame.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?