Rrëfimi i Genc Fugës nga karantina: Repertori i teatrove online do të mbante afër spektatorin

8 Prill 2020, 15:48| Përditesimi: 8 Prill 2020, 15:58

  • Share

Genc Fuga përmes një lidhje live nga shtëpia e tij për “ReportTV” rrëfen ditët e tij të vetizolimit pranë dy vajzave edhe bashkëshortes, aktores Eni Jani. Artisti ndalet tek puna e tij, si prind me dy vajzat, pedagog në Universitetin e Arteve, por ai ndalet edhe tek gjendja e arteve skenike.

 “Aktualisht po e kalojmë jetën tonë me pishmanlliqe të mëdha për jetën normale, tani kemi aktivitetin kryesor shkollën online (UA). Gjithashtu, ndjek detyrat e vajzave në kopsht edhe në shkollë. Por, nuk dimë se di do të vazhdojmë”.

Sa i përket raportit me bashkëshorten, aktoren dhe regjisoren Eni Jani, Fuga shprehet se aktualisht situata mes tyre, është e kufizuar dhe skeptike ndaj kësaj jete që po bëjnë tani.

“Është një lloj mospranimi të mbylljes brenda në shtëpi, por duke pas në mendje detyrën të mbrojmë veten dhe të tjerët bashkëpunojmë. Ndërsa, Eni vazhdon detyrën e saj në televizion, edhe është shumë e ngarkuar”.

Regjisori ndalet edhe tek iniciativa e teatrove tona për t’iu bashkuar nismës së leximit gjatë këtij muaj.

“Do të doja shumë që të mbështesja iniciativën e TK edhe TKES. Është një refleksion shumë i madh”.

Ndërsa, sa u përket shfaqjeve të regjistruara në Kosovë, apo edhe në mbarë botën ë po jepen live këto ditë të vështira, regjisori thotë se do të ishte mirë nëse jepen dhe në Shqipëri.

“Mendoj se në momentin kur pjesët janë xhiruar kanë kaluar në pronësi të televizioneve, mbase TK nuk ka mundësi për t’i publikuar në rrjetin e tij në youtube. Por mendoj që repertori të mbahet, kjo do të mbante afër spektatorin me artin përkatës. Do të ishte një punë e mençur që të mbahet pranë spektatori unik i teatrove që ne kemi”, shprehet Fuga, duke përfunduar se kjo periudhë mund të shpërbejë për rishikimin e statusit ligjor të artistit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?