Rrëfimi i Greg Ramës për ekspozitën “Ex Nihilo”, sprovat jetësore dhe dy prindërit artistë (VIDEO-FOTO)

4 Mars 2020, 16:26| Përditesimi: 4 Mars 2020, 21:17

  • Share

Ndërsa turbulencat politike, tentojnë të bëhen kryefjalë e një populli të heshtur, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura, një ekspozitë jo e zakontë, të fton në një rrugëtim jashtë materiales. Një fije bari dhe bulëz uji, me bashkëveprim, e mandej fizikisht të shkëputura, janë elementët që Greg Rama zgjedh për të rrëfyer rëndësinë e  përditshmërisë, detajeve të thjeshta që shpesh, qëllimisht ose jo, zhvlerësohen.

 “Kjo ekspozitë ka lindur nga asgjëja. Ideja ishte për t’i dhënë kuptim diçkaje që në dukje është shumë e vogël dhe e parëndësishme, por pas një reflektimi kupton se të gjitha gjërat e vogla në dukje, gëzojnë një rëndësi të veçantë për ne, për vetëdijen tonë edhe për mënyrën se si ne e shikojmë botën edhe jetën”, shpjegon artisti Greg Rama.  

Pamje nga ekspozita

Artisti bashkëkohor me “Ex Nihilo” sjell një koncept ndryshe të rutinës, ku personalja nuk përjashtohet, edhe pse protektiv nuk e shpërfaq, për t’i dhënë rëndësinë e duhur përjetimeve të çdokujt.

“Diçka të padukshme në rutinën tonë që e anashkalojmë, (jo për keq), përmes një ndërhyrje artistike kthehet në përmasa mbinormale. Kjo mendoj se na bën që t’i rishikojmë edhe një herë të gjithë gjërat e vogla që ndikojnë tek ne”.

Intervista e plotë në Report TV me gazetaren Valeria Dedaj

Nuk ka kaluar një vit kur Gregu prezantoi ekspozitën “Fidem” (Besimi) në të njëjtën galeri, e megjithatë ai pranon se brenda këtij harku kohor kanë ndryshuar shumë gjera në jetën e tij, edhe mënyra e perceptimit.

“Ne ndryshojmë nga sekondi në sekondë edhe pëse jo përherë e ndiejmë apo e shikojmë këtë ndryshim. Por, brenda një viti kanë ndodhur shumë gjëra që kanë ndikuar tek unë. Thonë se “disa verëra bëhen më të mira me kalimin e viteve”, uroj që të ndodh kjo edhe me punët e mia. Nëse nuk ndodh do të pajtohem me të”, thotë artisti.

Gregu nuk lë pa rrëfyer as ndikimin e dy prindërve artistë, Edi Ramës (piktor dhe kryeministër) dhe Matilda Makoçit (aktore), në zgjedhjen e tij, për të qenë pjesë e artit figurativ.

“Të kesh dy prindër artistë është dhe nuk është shumë e vështirë. Por, unë mendoj se jam me fat për të dy, pasi kanë ndikuar që të merrem me këtë punë. Që i vogël ime më donte që të merresha me art, edhe pse unë s’mendoja kështu. Por ja ku jemi edhe mesa duket ka dalë instinkti i nënës”, rrëfen Gregu.

Ekspozita “Ex Nihilo” çelet në datë 4 mars, ora 19.00 edhe do të qëndrojë hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura deri në datë 15 mars.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ops: 04/03/2020 17:25

    Se kuptoj kush eshte arti ketu ? Nje djale qe ska punuar asnje dite hap ekzpozite vetem ne albanistan ndodh

    Përgjigju
    • Loni: 05/03/2020 04:24

      Mos u lodh te menosh kaq shume. Po pse duhet te punoje tjetri: ka t'ane km o plak. Jo kunati, po djali i shokut Loni o plak!

  • besa: 04/03/2020 16:59

    i madhi e i miri Greg.Suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?