Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Kronikë

‘I privuar padrejtësisht, por populli i lirë përjetësisht’, Rama mbështet Thaçin: Ajo që s’është e lirë është drejtësia ndërkombëtare

25 Korrik, 12:14| Përditesimi: 25 Korrik, 14:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë një interviste theksoi se “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.

Kreu i qeverisë, teksa ka publikuar një foto të Thaçit, i jep të drejtë mikut të tij ndërsa shprehet se ajo që nuk është e lirë dhe as ‘me erë të mirë’ është drejtësia ndërkombëtare.

“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s'është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Ish-presidenti i Kosovës, i cili ndodhet në qeli në Hagë me akuzën për krime lufte, tha se ndihet i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive, e shkëputën pa të drejtë nga familja dhe i morën vitet më të bukura. Gjatë intervistës, ai flet edhe për kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë. Thaçi vlerëson rrugën që vendi ynë ka bërë drejt BE-së, ku thekson se Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve.

“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, tha Thaçi.

Kujtojmë që Thaçi po mbahet në paraburgimin e Hagës që prej vitit 2020 për akuzë për krime lufte.

Postimi i kryeministrit Rama 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?