Rrëfimi i heronjve të 'heshtur' të verës, përjetimet kur i kanë humbur jetë njerëzish në duar dhe mrekullitë në det

22 Gusht 2019, 15:52| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 16:19

  • Share

Mungesa e rojeve bregdetare, një gangrenë e mbartur prej vitesh në shqipëri, çka ka shkaktuar një numër të lartë viktimash, tashmë ka gjetur zgjidhje të paktën në plazhin e Spillesë në Kavajë.   Ata janë një grup të rinjsh me profesione të ndryshme, ku pjesa më e madhe e tyre  janë studentë.

Muajt e verës kanë vendosur që t’i kalojnë në dispozicion të pushuesve për të cilët jo në pak raste kanë qenë “herojnë”, pasi në momentin më të volitshëm e më të nevojshëm për ta, në çdo kohë të ditës, ata janë gati të hidhen në det për t’i shpëtuar.

Më i riu prej tyre, Metjoni, tregon për kamerën tonë, rutinën e një dite të zakonshme pune. Ai shprehet se kjo është diçka më shumë se një vend pune, pasi kënaqësia dhe emocionet që  përjeton ndërsa shpëton  jetë, është e jashtëzakonshme. Por nga ana tjetër ka raste kur edhe është tronditur, pasi së fundmi një 70-vjeçar ndërroi jetë teksa futej të feskohej në ujërat e Adriatikun.  Pavarsisht, se i moshuari nuk kishte shenja jete,  Metjoni vazhdonte të besonte se duke i dhënë ndihmë, ai mund të rikthehej në jetë, por jo. Megjithatë, ai vazhdon të motivohet çdo ditë edhe më shumë për t'i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë në plazhin e bukur të Spillesë.

"Shoh bregdetin për papastërtitë. Nëse është deti i keq ngrimë flamurin e kuq dhe paralajmërojmë njerëzit që mos të futen në det. Dhe gjatë gjithë kohës rrimë dhe vëzhgojmë detin. Në fakt mua më ka ndodhur një eksperiencë e keqe sepse më është mbytur një person", tha ai.

Me kamerën tonë më tutje takojmë Agustin, një tjetër roje bregdetare i cili na  rrëfen se gjatë kësaj periudhe së bashku me miqtë e tij ka shpëtuar mjaft jetë dhe  ndjehet shumë krenar që ka zgjedhur që këtë verë t'ia kushtojë shpëtimit të njerëzve.

"Jam krenar për punën që bëj sepse hyjë në ujë dhe shpëtoj njerëzit. Një jetë është shumë dhe lumturojmë familje kur e shpëtojmë atë. Puna jonë është e lodhshme do vëmendje, duhet të jesh zemërfortë. Duhetë të jesh edhe i përgatitur. Ne ja kemi dalë sepse kemi shpëtuar 21 persona dhe ato janë pranë familjes së tyre. Kjo falë rojeve të plazhit", u shpreh Agustini.

Gjatë xhirimeve në plazhin e Spillesë, të rinjtë u angazhuan në një aksion shpëtimi, këtë radhë bëhej fjalë për sigurinë e një të mituri nga Çekia i cili ishte larguar nga vëmendja e prindërve. Nuk kaluan pak minuta dhe fëmija u gjet e më pas iu dorëzua familjes.

"Është një turist i huj nga Çeki. Duhet të gjejmë prindërit", mezazhi i ardhur në telefonin e rojes.

“Në këtë rast vihemi në punë të gjithë rojet dhe shpresojmë ta gjejmë”, thotë një nga rojet bregdetare. 

Punën e tyre e vlerësojnë edhe pushuesit e shumtë të cilët e quajnë të domosdoshëm praninë e rojeve bregdetare në plazh.

"Tek kjo pjesë që rri unë,  roja është gjithmonë në pozicion vrojtimi.  Ndihem e sigurt, prandaj prej katër vitesh vij këtu. Jemi të kënaqur. Djemtë e kryejnë punën në mënyrë rigorize", tha një pushues.

 Por kjo histori e bukur vere, ka edhe anën e saj të errët.  Rojet bregdetare edhe pse kanë përgjegjsi jetën e pushesve paguhen, modestisht. Në  vitin  2019,  në   plazhin   e Spillesë, vrojtuesit e plazhit kanë shpëtuar 21 persona. 78 raste fëmijësh të humbur janë ndihmuar nga rojet bregdetare dhe në 30 raste është dhënë ndihma për pickime nga peshqit helmues.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?