Krist Aliaj

Rrëfimi i Kristit në fund të rrugëtimit të BBV: Mund të kisha qenë më emocional dhe të kisha reaguar më fort

7 Maj 2023, 14:02| Përditesimi: 7 Maj 2023, 14:12

  • Share

Ndonëse nuk triumfoi në përballje kokë më kokë me Luiz Ejllin dhe u rëndit i dyti, Krist Aliaj solli brenda shtëpisë së Big Brother modelin e një djali të zgjuar, të artikuluar, të qetë dhe të kontrolluar.

Në rrëfimin e tij në fund të kësaj eksperience të gjatë prej 133 ditësh, ai si rrallë herë foli mbi ndjesitë dhe pasiguritë e tij që nga dita e parë kur hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai tha se ftesa për tu bërë pjesë e kësaj eksperience kishte qenë një surprizë, për të cilën kishte pasur shumë pikëpyetje në kokë.

“Mendimet e para të them të vërteten se çfarë prisja, ishin shumë negative. Si do isha përshtatur me dinamikat, me banorët, me Shqipërinë. Ditën e parë sikur linda në një botë tjetër. U fut në një situatë shumë absurde, domethënë shumë ekstrem i madh mes asaj që kisha dhe aty ku erdha, shtëpia e BB VIP.

Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj. Nga femra dhe goca shumë manipulatore deri te femra dhe goca shumë, shumë të sjellshme, shumë të zgjuara. Edhe si te meshkujt, agresiviteti, intimidimet që janë gjë e përditshme në shoqërinë shqiptare. I njoha të gjitha këtu. Por njoha edhe mashkullin shqiptar që sakrifikon, që çfarë nuk bën të fitojë, çfarë nuk bën të motivojë vetën, çfarë nuk bën të kalojë situata të vështira”, rrëfeu Kristi.

E teksa foli për vështirësinë e përshtatjes me banorët e tjerë në fillim ai tha se prindërit i kishin munguar tërë kohës por këtë gjë nuk e kishte treguar shumë.Ai tha se për të ishte eksperienca e parë që kishte qenë vetëm në çdo sfidë dhe çdo ballafaqim.

Gjithashtu ai foli për raportin me Keisin, që sipas tij nisi me naivitetin më të madh dhe në një moment shumë të papritur.

“Këtë eksperiencë e konsideroj shumë të bukur edhe në atë negativitetin ekstrem që ka pasur për mua këtu brenda. Por ca gjëra shumë të vogla që kanë qenë pozitive si këto momente këtu, i kanë sfomuar atë masën negative që kam kaluar.

Eksperiencë transformuese, seriozisht. Ky momenti me mamanë time kuptova se ca gjëra prekin shumë familjarët që ke jashtë, aty më erdhi shumë keq. Thashë që ok unë i përballoj ca gjëra, çdo gjë që përballon ka edhe koston e vet. Shumica e banorëve janë kritikuar për lojën që bën kurse unë kam pasur një ndjenjë që më kanë sulmuar si person, si njeri. Ti je robotik, nuk je emocional. Kur kthehem mbrapsht për këto imazhe, mund të kisha qenë me emocional. Duhej të kisha reaguar më fort.

Jam i sigurt që jam i vetmi banor që rrugëtimin në Big Brother nuk e shikon si lojë, si eksperiencë, por ka qenë një jetë. ”, përmbylli Kristi në rrëfimin e tij emocionues.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • alma: 10/05/2023 09:43

    nuk kishte ca te sillte krisi me shume pervec djalit te edukuar mendoj qe eshte nje llapazan i keq shume arrogant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?