Botimi “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919” me autore Teuta Toskën sjell për herë të parë ditarin e veprimtares së vetme shqiptare, që lundroi në 1919-n nga Nju-Jorku për në Paris, për të përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes. Studiuesja Teuta Toksa në këtë rrëfim për “ReporTV” ndalet te kontributi i Parashqevi Qiriazit në konsolidimin e shtetit shqiptar të pavarur rreth 100 vite më parë,
“Ky ditar ka qenë në Arkivin e Shtetit, por është i njohur vetëm për studiuesit, jo për publikun. Më shumë se një ditar kujtimesh, është si një agjent pune. Prandaj, ishte e nevojshme që do t’i jepej publikut, i plotësuar me komente. 1919-ta është një vit shumë i rëndësishëm, një vit ndarës në politikën shqiptare. Por për mua ky vit është më i rëndësishmi, në jetën politike dhe diplomatike të saj. Para 100 vitesh, problem madhor ishte formimi i shtetit shqiptar”, shprehet Toska.
Në ditarin e saj, mbajtur nga data 1 janar të vitit 1919, mes të tjerash Qiriazi shkruante për kuvendin e datës 29 dhjetor, të organizuar nga Federata panshqiptare, Vatra’ se:
1 janar. Sot pas si anërova pak dhe u vesha, shkrova ca letra edhe spastrova deskun. Këtu kishim zz.Sadik Lekdushin, Kost Lakrorin, Rafail Burgalecin dhe z,Grameno po është këtu prej një muaj. Sot u bë një meting organizuar prej vatrës, ku u bënë protestime për ccështjen të CCamrëisë dhe të Kosovës”...
Përpos koordinimit të delegacioneve shqiptare, Toska thekson rolin e Qirizit për transformimin e shoqërisë shqiptare, duke shkruar një strategji për arsimin.
“Unë mendoj se i gjithë libri jep një panoramë të plotë, të asaj që Parashqevi Qiriazi ishte. Pjesa e parë e tregon gruan e thjeshtë, që befas transformohet në një diplomate shumë aktive, që shndërrohet në një diplomate aktive dhe që koordinon veprimtarinë e delegacioneve shqiptare. Në Paris gërshetohet përmes ditarit; jeta e një gruaje, pasionet e një intelektualeje dhe veprimtaria e ethshme diplomatike e saj. Pjesa e dytë, i kushtohet mendimit të saj politik. Aty shpaloset edhe më shumë mendimi i saj për transformimin e shoqërisë shqiptare. Ajo kishte shkruar një strategji kombëtare për arsimit. Prandaj mendoj se kjo është panorama e një intelektualeje shumë të guximshme shqiptare, për kohën që ne flasim, përpara 100 viteve. Është unike”, përfundon Toska.
Axhenda,e jo agjent pune?!..Respekt të thellë , sidomos për këtë brez të Diasporës Albanese!
Përgjigju