Rrëfimi i të penduarit në Durrës hap dosjet e pazbardhura në Elbasan, disa të shoqëruar nga 4 qytete

5 Maj 2020, 18:56| Përditesimi: 5 Maj 2020, 20:07

  • Share

Grupi i qitësve, që akuzohet për dy atentate në Durrës me 4 viktima është duke u verifikuar me imtësi për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë Klevis Alla, tashmë i ka hapur punë oficerëve të policisë dhe prokurorisë, pasi prej një jave kanë hapur disa ngjarje të pazbardhura, në katër qarqe. Duke u bazuar edhe në rrëfimin e 22-vjeçarit, është kuptuar se grupi, ku Alla bënte pjesë së bashku me të arrestuarin tjetër Altin Ndoci, ishin pjesë e një skuadre qitësish me pagesë, ku herë pas herë kryenin dhe grabitje.

Altin Ndoci, është një personazh i skeduar për vjedhje dhe dyshohet duke u verifikuar tashmë për një tentativë grabitje në Fier, ku një nga autorët mbeti i vrarë nga policia, ndërsa një tjetër i plagosur. Në kuadër të këtyre verifikimeve gjatë këtyre ditëve, janë shoqëruar në polici, disa persona nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani, por edhe nga Vlora. Por ajo që është më e rëndësishme është fakti se policia e Shtetit në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit, po verifikojnë me imtësi dosjet hetimore të disa atentateve të pazbardhura në zonën e Elbasanit. Bëhet fjalë për tre atentate, ku dyshohet se kanë lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale.

Pas këtyre vrasjeve dyshohet se qëndron hija e një grupi kriminal, tepër të sofistikuar që vepron në këtë zonë, dhe që njihet ndryshe si grupi i “Sakatit”. Dyshohet se anëtarët e këtij grupi kriminal qëndrojnë pas tre atentateve mafioze në Peqin por dhe armatimit të rëndë, që u gjend në ambientet e karburantit në pronësi të biznesmenit, Ilir Beko në Papër. Të dhënat e grumbulluara nga policia kriminale ngrenë dyshime se një grup djemsh që veprojnë në zonën e Peqinit, janë të dyshuar si autorë të katër ngjarjeve shumë të rënda, të ndodhur në këtë zonë të vogël. Grupi që vepron në këtë zonë dhe që shpesh aktivizon qitësa me pagesë njihet si grupi i “Sakatit”.

Klevis Alla duke treguar me gisht vendin ku fshehën armët pas krimit 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 07/05/2020 21:05

    Kot sthone i joti mishin ta ha Po kocin ta lene Si katandisen veriort kshu vret mikun e vet e i iken edhe ne varrim sa moster Mostrat ne burg e kane vendin dhe do pritet shume mire nga te theret aty brenda ti rrespektohet

    Përgjigju
  • skerdi: 05/05/2020 23:12

    RRINI E punoni o te mjere nga trute,,,,mos u perpiqni te beni leke pa punuar se do shkoni per dhjame qeni,,,,kujtoni se do ju falin gjakun familjet e te vrareve…...

    Përgjigju
  • shiku: 05/05/2020 22:20

    Emri dhe foto nuk duhet te dilte i ketij te penduari sepse po dekonspirohet komplet aksioni, ky grup ka lidhje te forta dhe ne polici dhe per kete po jepet shume informacion sekret ne media qe ata qe jane jashte te fshehin gjurmet dhe largohen.Dikush nga grupi hetimor eshte i shitur dhe leshon mesazhe te koduara ne media qe kini kujdes se ky i nxorri te tera.

    Përgjigju
    • Eno: 07/05/2020 14:09

      E vertet. Nese policia donte te zbulonte dhe kapte cdo gje qe ky spiunoj nuk do jepnin asnje info ne media por do vepronin shpejt. Fakti qe me shume flasin se sa veprojn ben te kuptosh se dikë duan te mbrojn

  • Amos Loung Bar: 05/05/2020 20:58

    Nuk e di pse merren me kto pun

    Përgjigju
  • Today: 05/05/2020 20:46

    Ai ndoci e ka hak plumbin ne ball se mir i vrau po i vajti dhe ne shpi i ka vrar dy her

    Përgjigju
  • Duhet te: 05/05/2020 19:54

    Kethet denimi me vdekje ... sepse dryshe me vrasrit me pagese ibeje qe gjysma e shqiperis te futet be hasmeriii

    Përgjigju
  • Mali: 05/05/2020 19:39

    Cun k.rve. Sic thote shprehja: o fole e mbaje o dhite e haje. Kur i hyn kesaj rruge hyji sic duhet, me bolet qe duhen. Por ju jeni cuna krva qe ju embelsohet leku dhe ju duket vetja te forte se vrisni nga mbrapa shpine. Tani ajo perralla alla "Toni Montana" mori fund, shijo burgun deri ne fund mos me thene qe do shijosh dhe ndonje gje tjeter.

    Përgjigju
  • lupi: 05/05/2020 19:16

    do byth kjo pune boss,, kollaj te vrasesh po veshtire te mos tregosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?