Rrëfimi i trishtë i një gruaje të divorcuar/ Sakrificat për të ndërtuar jetën nga e para: Shtirje dhe tallje nga individë që shfaqen edhe në televizione…(VIDEO)

10 Shkurt 2021, 12:25| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 12:42

  • Share

TIRANË- Nënat e divorcuara përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre.

 Për fat të keq, askush nuk është i imunizuar nga problemet dhe zhgënjimet, mirëpo përpos zhgënjimit që sjell kjo ngjarje në jetën e tyre, ato duhet të përballen edhe me paragjykimet e shoqërisë që e bëjnë gjithmonë e më të vështirë, krijimin e një jete të re për to.

Në një intervistë në “ Rreze Dielli” Nereida Llahe rrëfeu historinë e saj të divorcit në një moshë të re, sakrificat për të nisur sërish jetën e saj, duke qenë edhe nënë e një vajze të vogël në një qytet të madh dhe e vetme. Duke u përpjekur kështu të ndërgjegjësoje shoqërinë për nevojën që kanë nënat e divorcuara për ndihmë, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe mbështetjen morale që shpesh herë mungon nga famija, shoqëria por edhe institucionet përkatëse.

“Historia ime fillon direkt fill pas mbarimit të studimeve në psikologji, direkt pas mbarimit unë për pak muaj bëhesha nënë për herë të parë në moshën 22 vjecare. Për aq kohë sa ishte një vendim I ardhur në bashkëpunim nga të dyja palët mendoj se është një ndër vednimet më të bukura në këtë jetë. Njerëzit mendojnë se është pjesë e egozimit por ka të bëjë me fëmijën që është në mes.Një fëmijë rritet I lumtur kur nëna është e qetë dhe e lumtur.  Isha nënë e re, akoma isha në ushqyerjen me gji, Tirana dihet që është e egër, qoftë nga ana ekonomike, nga ana psikologjike, shoqëria nuk ta mundëson atë mbështjen që ti do në kohën që ti do” rrëfeu ajo.

Ndër të tjera ngriti edhe një problematikë që duket se haset shpesh në Shqipëri, për mbështjen institucionale e cila nuk i jep aq ndihmë sa i nevojitet grave të divorcuar:

“ Sigurisht që unë do kërkoja ndihmë pavarësisht të gjithë mbështetjes të familjes sime, por ajo që më ka lënë shije shumë të hidhur dhe vazhdoj e kam të freskët sot, ka qenë individët që ne shohim shpesh në ekran, të cilët shfaqen si partizanë të mëdhenj, mbështetës të këtyre kauzave të ndihmave të nënave të vetme, të ndihmës së nënave të divorcuara por kur I sheh nga afër është një sjellje krejt tjetër. Kaloj përtej shtirjes kalon në tallje sepse është një nënë me fëmijë në mes të katër rrugve nuk mund të neglizhohet”  tha ajo.

Një nënë e re, e diovrcuar ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje, Nereida Llahe gjatë kësaj intervistë këshillon edhe nënat e tjera të cilat kanë eksperinca të ngjashme me të sajën që të vendosin objektiva të shkurtra për të kaluar situatën:

‘Megjithatë gjatë dy viteve të para ajo që unë bëra ishte një tërheqje tek vetja ime, fillova të dua veten dhe të vlersojë veten. Ky besoj ka qenë një ndër arsyet më të forta, u binda se jam vetëm  dhe ajo cfarë I thosha vetes cdo mëngjes ishte unë do t’ja marr kësaj jete cfarë meitoj, e ktheva në moton time. Nuk mendova gjatë për të ardhmen por vendosa objektiva afatshkurtër qoftë edhe javorë, qoftë edhe mujorë. Nëse kam tani këtë situatë të sikletshme do punoj dhe do arrij të gjej mënyrat që ta kaloj dhe graduliasht fillova të kisha besim në vete” u shpreh ajo.

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leli: 10/02/2021 15:55

    Vajza ishte frut I dy dashurive. Perse i braktisi ai dy dashuri. Turp. Patì frik nga paragjykimet apo nga jeta..bravo.nereida. Nen shembullore. Ec prepara me Ballin lart rrite vajzen tende Mos e lesho.. Ketu nuk ka shtet po' ka llapa qen. Te Marin shembull nga tyj shume te rea qe braktisen nga te dashuri e Tyre. Te perqafo sikur te ishe vajza ime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?