Ushtarët Albi Bici dhe Ardian Xhaka

Rrëfimi i ushtarëve që u përleshën me rusët dhe ukrainasin në uzinën e Gramshit: Kishim djegie në sy dhe gjoks

24 Gusht 2022, 11:20| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 11:36

  • Share

1661333018_ushtaret.jpg

Ardian Xhaka dhe Aldo Bici

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Report Tv është zbardhur edhe rrëfimi i 2 ushtarëve shqiptarë në Gramsh, të cilët u sulmuan në uzinën Armëve me nga 2 shtetas rus dhe nga një ukrainas. Sipas dëshmisë së Aldo Bicit ata kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve, por pavarësisht kësaj e kanë mbajtur personin deri në momentin e ardhjes së forcave të policisë.

‘Ndjemë djegie në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia”, ka thënë Aldo Bici, njëri nga rojet që u përleshen me rusët.

Ndërkohë në dosje ushtari tjetër, Ardian Xhaka, thotë e kishte dëgjuar një person të afrohej tek dera kryesore dhe kishte tentuar që ta hapte.

Ai i ka bërë thirrje të ndaloje, por ai është larguar me vrap duke kaluar rrethimin e murit të Uzinës.

‘Roja i objektit është vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe ka njoftuar përgjegjesin e rojeve Aldo Bici. Te dy sebashku, në një distance rreth 200 m nga muri rrethues kane bere te mundur kapjen dhe neutralizimin e ketij shtetasi. Ne momentin që janë afruar, ai ka kundërshtuar dhe i ka sulmuar me një spraj kimik, të cilin e ka nxjerrë nga xhepi, duke ua hedhur ne fytyre dhe ne trup. Pavarësisht sulmit, rojet e objektit ushtarak kanë bërë të mundur ndalimin e ketij shtetasi.’-  është shprehur Ardian Xhaka, me funksion roje i objektit.

Pas incidentit ato janë dërguar në spitalin e Gramshit e më pas në Tiranë, ndërsa lanë spitalin një ditë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore.


Lajmi kryesor:

Incidenti në uzinën e Armëve në Gramsh, lihen në burg 2 rusët dhe ukrainasi! Prokuroria e Elbasanit: 3 të arrestuarit erdhën për spiunazh, dëshmia e tyre sekret


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?