Rrëfimi i Zija Çelës për krijimtarinë letrare: Librin e parë e kam shkruar me kandil

19 Tetor 2019, 15:40| Përditesimi: 19 Tetor 2019, 15:47

  • Share

“Unë jam një murg që e mbaj vet çelësin e qelisë sime”, kështu e nis shkrimtari Zija Çela rrëfimin e çlirët mbi krijimtarinë e tij letrare për studentët e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë edhe Filologjisë teksa i këshillon ata, që të ndërtojnë vet ëndrrat e tyre. Ndonëse, tregon se jeton vetëm me bashkëshorten e tij edhe del shumë rrallë, ai shkruan një roman çdo vit, e prej kësaj nuk ndihet asnjëherë vetëm. I lindur edhe i rritur në qytetin e Shkodrës, në një familje me shtatë fëmijë, me pak bukë edhe pa libra, shkrimtari Zija Çela kujton dilemat që kishte për fatin e tij, që në vegjëli.

“Unë jam nga Shkodra. Kam lindur në një familje me shtatë fëmijë, kam qenë më i vogëli. Jam rritur në një shtëpi me shumë fëmijë, me pak bukë edhe pa libra. Kam pasur tre vëllezër edhe tre motra para meje, ndonjëri nuk përfundoi as shtatëvjeçaren. Por çdo të bëja unë, cili do të ishte fati im?”, rrëfen shkrimtari, që më tej kujton librat e parë që ka lexuar. Lira që i ruan edhe sot.

“Njëherë u sëmura. Isha në klasë të katërt. I kërkova nënës një libër edhe ajo më solli çantën. I thashë dil njëherë në komshi moj nënë e më gjëj një libër jashtëshkollor. Doli edhe më solli dy libra, një të një autori të panjohur edhe librin “Princi i lumtur” i Oskar Ëilde. Kanë kaluar mbi 60 vjet edhe sot e kësaj dite unë e kam në shtëpi. Ai libër është një shenjat e para që më ka ardhur në jetë. Më pas kam lexuar edhe një tjetër libër, që të iluminonte shpirtin ishte “Vallja e Yjeve” e Lasgush Poradecit”.

Edhe kështu do të vazhdonte jeta e shkrimtarit, që më pas i ra në duar edhe “Vallja e Yjeve” e Lasgush Poradecit, derisa do të emërohej mësues në fshatrat malore të Kukësit, aty ku do të shkruante me kandil romanin e tij të parë. 

“Unë mund të jem shkrimtari i fundit shqiptar, i brezit tim, që ka shkruar librër me kandil. I vura titullin librit, “Mbas malit ka jetë”. Me këtë titull përfundon viti shkollor e shtypa edhe e lashë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Më pas u bëmë me djalë, kishte ardhur në jetë Dritani. Koha kalonte dhe s’merrnim përgjigje për librin. Aq sa një ditë isha duke ecur me bashkëshorten edhe njerëzit na uronin për botimin e tregimeve në gazetën “Drita”. Libri u botua, edhe në vend të “Pas malit ka jetë” doli me titullin “Yje mbi lumë”, vijon të tregoj shkrimtari.

Shkrimtari shpjegon edhe se cili është raporti i tij, mbi krijimtarinë edhe kredon e tij.

“Ndodh ndonjëherë, që vullkanet bashkë me llavën nxjerrin nga thellësitë e nëntokës diamante. Ndërsa, një shkrimtari i duhet që duke e përmbajt përbrenda tërë emocionin, të nxjerrë në sipërfaqe vetëm xhevahire. Aq sa tunduese është do edhe kujdes, se jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Shumë lehtë mund të mashtrohesh apo të mashtrosh të tjerët. Krijimtaria serioze e tejkalon pasionin. Është kryesisht sublimi, është vuajtja e ëmbël e një fillimi të ngadalshëm, por e vetëdijshme edhe të pamatshme”.  

Këshilla që ka për studentët , që kanë zgjedhur që të kryejnë studimet e larta për letërsi është që:

“Ndërtoni një ëndërr, nëse e ndërtoni ëndrrën edhe nëse shkoni drejt saj një ditë ajo realizohet. Edhe tërheqja pas një ëndrre realizohet, është si një dritë që ti shkon drejt saj. Drita që ka ëndrra është fikse, të pret ty. Edhe nëse ju e dëshironi këtë, shkoni edhe arrini atë”, përfundon Çela.

Shkrimtari Zija Çela ka shkruar mbi 30 romane, novela, tregime edhe esse letrare, si “Buza e kuqe dhe Gjaku i errët”, “Arkipelagu Spiritus”, “Princi i Buzëqeshjes” dhe “Ora e Zooparkut”. Takimi u moderua nga pedagogia Viola Isufaj.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?