Benet Beci dhe Luiz Ejlli në rrëfimin e djeshëm

VIP & Spektakël

VIDEO/ Rrëfimi me lot në sy i Luizit: Benet Becit i jam mirënjohës gjithë jetën, më ndihmoi vetëm pse isha shkodran

30 Prill 2023, 12:00| Përditesimi: 1 Maj 2023, 10:53

  • Share

Në një rrëfim emocionues dje në gjysmëfinalen e Big Brother Albania Vip, Luiz Ejlli ka rrëfyer edhe një moment shumë të rëndësishëm në jetën e tij. Ai u ndal tek Benet Beci, ish-kreu i KESH që sot garon për Bashkinë e Shkodrës. Për publikun, Luizi tha se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishte shkodran.

 “Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi të shtunën.

Kujtojmë se Benet Beci është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës. Kjo deklaratë e Luiz Ejllit vjen në një moment kur Sali Berisha ka tentuar ta përdorë imazhin e tij në fushatë, sikur Ejlli është mbështetës i PD.

 

 

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 30/04/2023 17:57

    Është e papranueshme qe bastardohet nje program ne pronesi te dikujt tjeter por qe Top Hale Ka marre eskluzivitetin dhe e perdor per qellime elektorale duke na nxjerre nje kameleon politik qe na paska ndihmuar LUIZIN vetem se na qeka Shkodran,mos harro jane 200.000 Shkodran por ai qe po' perdoret jeni ju LUIZ mund te genjesh ke te duash qe gjoj

    Përgjigju
    • Scutari: 01/05/2023 12:51

      Kështu funksionon edhe në Shkodër, duhet të jesh me grupseksionet që të punësohesh në bashki, mundësisht sipas preferencave të Bardhit apo Qylybylit!

  • Beneti jo beci: 30/04/2023 16:56

    Ti hodhi ca mijëra euro Beneti dhe PS në llogari dhe ty o mi kanalesh!!!

    Përgjigju
  • Loce: 30/04/2023 16:44

    Berishes me ba mutin Ejllit jo ta mbeshtese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?