Rrëfimi për Report Tv i 23-vjeçares që u kujdes për prindërit me COVID,  simptomat dhe kostoja e ilaçeve për një familje që mundi virusin

20 Nëntor 2020, 15:37| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 15:53

  • Share

Një 23-vjeçare nga Tirana rrëfen për Report Tv eksperiencën e familjes së saj që u prek nga COVID-19. Dy prindërit e saj 55 dhe 58 vjeç pa sëmundje të tjera u përballën me virusin me simptoma të agravuara. Nga kryerja e tamponit, marrja e pajisjes së oksigjenit dhe kosto e ilaçeve, përmes këtij rrëfimi Report Tv sjell panoramën se sa i kushton një familjeje shqiptare kurimi i COVID-19.

“Ishte moment shumë i vështirë. Në fillim i filluan simptomat mamit tim. Më pas u lidhëm me mjeken e familjes që na dha kurën për COVID. Atë që jepet zakonisht. Më pas simptomat i filluan edhe babit. Mjekja e familjes na sugjeroi që të bënim tamponin familjarisht. Pritëm 6 ditë derisa bëmë tamponin. Përsëri përgjigja na erdhi pas 6 ditësh. Me kalimin e ditëve simptomat e mamit agravuan. U detyruam që të shkonim drejt spitaleve private. Tek skaneri doli që virusi kishte prekur një pjesë të madhe të mushkërisë. U detyruam që të lidheshim me një mjek pneumolog, i cili na sugjeroi një kurë të re, më të fortë se e para. Gjithashtu na sugjeroi që të marrim një aparat oksigjeni në shtëpi. E filluam kurën e re për një javë e gjysmë. Gjithashtu mbajtje aparatit 4-5 ditë. Ky proces pati përmirësime në shëndetin e mamit. Për sa i përket babit ai e kaloi me simptoma më të lehta. Gjatë gjithë pjesës së kurimit në shtëpi kemi përdorur masat mbrojtëse, si mbajtja e maskës, denzinfektimi, etj. Unë fatmirësisht nuk u infektova. Mjeku pneumolog na sugjeroi që të merrnim një aparat oksigjeni në shtëpi duke qenë se mami kishte vështirësi në frymëmarrje. Nuk e pata të vështira ta gjeja, pasi një familjarë që kishte sëmundje mushkrish më parë kishte pasur kontakt me 2-3 biznese që japin me qira aparate oksigjeni. Aparatin e morëm me qira për 2 javë dhe paguam 7 mijë lekë të reja. Aparati nuk ishte i vështirë për tu përdorur. Zotëria që më dha aparatin më asistoi dhe tregoi mënyrën se si përdorej. Për sa i përket infermieres sigurisht e kisha të nevojshme për të bërë injeksionet. Me anë të një të njohuri tonë arritëm që të binim në kontakt edhe me një infermiere e cila bëri të gjitha injeksionet. Infermieria na shërbeu për rreth 10 ditë dhe pagesa ishte 30 mije lekë të reja. Infermierja vinte në banesë me maskë dhe veshjen e përshtatshme që të gjithë infermierët operojnë me pacientët COVID.  Edhe unë dhe babi bëmë të gjitha analizat. Trajtimi mesatarisht ka shkuar 100 deri në 150 mijë lekë të reja. Siç e thashë edhe në fillim ishte e vështirë pasi ishte një virus i panjohur. Jam munduar të kujdesem duke pasur parasysh procesin e mbrojtjes. Sigurisht edhe prindërit e mi mbanin maskë deri në momentin që mësuam se të  gjithë ishim negative. Pavarësisht se prindërit e mijë u treguan të kujdesshëm asnjëherë nuk mund të tregojmë kujdes të tepër për tu mbrojtur nga ky virus. Mesazhi që dua të jap është që të gjithë  të tregojnë kujdes maksimal në mënyrë që të mbrojnë veten dhe familjarët e tyre”, rrëfeu për Report Tv 23-vjeçarja.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 20/11/2020 20:10

    Urime që janë shëruar prindërit, shpresoj të kuptohet rrezikshmëria e këtij virusi që po merr jetë njerëzish. Ne i kemi parë vetëm në filma të tilla epidemi, por ata që i kanë kaluar, p.sh këtu në Suedi, e dinë se vala e dytë është më e rrezikshme. Në 1918-1920 gripi spanjoll ka marrë 37 mijë jetë njerëzish(atëherë Suedia kishte 4.5 miljon banorë, sot ka 10 miljon). Trajtimi spitalor është njësoj, disa ditë merr të vijë përgjigja e një testi dhe ti duhet të presësh në shtëpi për të mos u përhapur sëmundja. Ka plot raste që nuk ja kanë dalë...mbrojtja më e mirë distancimi social, kanë humbur betejën të rinj, të mirëushtruar, të sëmurë me të tjera sëmundje e shumë raste që nuk kanë patur shkak. Prandaj o njerëz, të vdekurit nuk ankohen, ne që ankohemi të ndihmojmë njëri tjetrin për tu mbrojtur nga kjo sëmundje. Kushton? Sigurisht, kapitalizmi vë në lëvizje sekserët dhe mashtruesit që përfitojnë nga gjëndja e vështirë që krijohet. Kujdesuni për veten, mos përhapni panik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?