Rrëfimi prekës i mësuese Bukurie Kortoçit, tregon në ‘E ardhmja është vajzë’ sakrificën për rritjen e së bijës e vetme

4 Mars 2023, 22:04| Përditesimi: 4 Mars 2023, 23:01

  • Share

Një natë e paharrueshme kjo e sotmja në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, në ekranin e Report Tv.

Vetëmohim, do të ishte fjala përmbledhëse e gjithë sakrificës së mësuese Bukurie Kortoçit pas humbjes së bashkëshortit të saj në një ditë që gëzimi ishte i pamasë.

Përballë saj, e bija, Daniela, tashmë e rritur ndan kujtimet e 3 viteve me të atin dhe tregon forcën që i ka lënë ai deri në ditët e sotme.

Një natë reflektimi, emocionesh të papërshkrueshme, dashuri dhe forcë e tejskajshme u transmetua në ekranin e Report Tv.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?