Amos Shani Atzmon

Rrëfimi prekës i ushtarit izraelit: Palestina duhet të jetë shtet, ata nuk kanë faj që na urrejnë

5 Shkurt, 14:31
  • Share

Në një rrëfim prekës, ushtari izraelit Amos Shani Atzmon, thotë se ai nuk fajëson palestinezët në Gaza për urrejtjen e Izraelit. Ai thekson se Palestina duhet të jetë shtet.

“Nuk u vë faj palestinezëve në Gaza që urrejnë Izraelin tani. Ata kanë arsye vërtet të mira. Kur sheh qytete në zjarr dhe që po bombardohen. Unë kisha një mik të ngushtë të vrarë në Gaza dhe po mendoj për njerëzit, familjet e të cilëve vdiqën në bombardime”, tha Atzmon.

Vetëm 26 vjeç, është thirrur në detyrë vetëm disa orë pasi Hamasi nisi sulmin e tmerrshëm kundër Izraelit, duke vrarë rreth 1200 persona dhe marrë peng 253 të tjerë, raporton CNN.

Atzmon thekson se kaloi verën e shkuar duke protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu, ndërsa mbështet krijimin e një shteti të Palestinës dhe dënon me forcë ndërtimet izraelite në Bregun Perëndimor.

“Populli palestinez nuk do të ndalojë kurrë së luftuari kundër nesh derisa të ketë autonominë e tij. Dhe unë mendoj se qëllimi përfundimtar duhet të jetë ky”, tha ai.

Ushtari nënvizon se në këtë betejë po rreshtohet në anën e duhur të historisë.

Ai nënvizon se ka të drejtë të mbrohet dhe të mbrojë familjen e tij, miqtë dhe të gjithë njerëzit, duke hedhur poshtë nocionin se sulmi terrorist i Hamasit ishte një akt “rezistence” kundër bllokadës izraelite.

Pasoja e reagimit të Tel Avivit është katastrofike me mbi 27 mijë palestinezë të vrarë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë sinjalizoi se ka shumë gjasa që Izraeli të jetë duke kryer gjenocid në Gaza dhe lëshoi urdhër që të merren masa për të kufizuar vrasjet e civilëve dhe shkatërrimin në enklavë.

Megjithatë në terren, shumë pak ka ndryshuar. Qeveria e Netanyahut ka hedhur poshtë idenë e një shteti palestinez dhe duke mbështetur vendbanimet hebraike brenda Bregut Perëndimor.

Pikëpamjet e tij politike ndonjëherë janë të vështira për t’u përballur me realitetin e të qenit ushtar, duke luftuar në emër të një qeverie që ai nuk e mbështet.

Ai thotë se është përballur me këtë që kur filloi të formonte opinionet e tij politike rreth moshës 15 vjeçare, duke parashikuar shërbimin e tij ushtarak,  diçka që pothuajse të gjithë në Izrael duhet ta kryejnë.

Atzmon tha se dëshiron që Netanyahu, i cili është në gjyq për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit duhet të japë dorëheqjen sa më parë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?