Melisa Lleshi

Rrëfimi tronditës i banores së BBV-së: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 5-vjeçare

21 Shkurt 2023, 16:39| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 16:50

  • Share

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Melisa Lleshi, ka tronditur publikun  me një rrëfim shumë të ndjerë për jetën e saj personale duke thënë se kur ka qenë fëmijë ka rënë pre e ngacmimeve seksuale.

Melisa u shpreh se zhgënjimet e njëpasnjëshme nga personat e afërt dhe komentet e publikut, i kishin ndikuar në gjendjen emocionale duke përjetuar ankth.

Për të ndihmuar veten, ajo kishte ndjekur seanca në një psikolog, ndërsa më vonë kishte kryer terapi, por në këto momente kishte menduar më të keqen.

‘E kam menduar që nuk e meritoj të jetoj. Kam tentuar, deri aty sa seriozisht e kam parë veten në rrezik. U verbova komplet dhe u mbylla shumë më shumë, sa vura re tek vetja që harrova shumë gjëra. Nuk mbaja mend shoqërinë time të vogël, shumë ngjarje. Nuk mbaja mend pse i kisha disa frikëra.

Në terapi, m’u kujtua që kur kam qenë 5 vjeç, jam ngacmuar seksualisht. Kur i mendoj tani të gjitha momentet… një mashkull plot epsh që nuk e shihte se isha thjesht një fëmijë! Falë Zotit nuk jam përdhunuar, por më besoni që nuk është aq e lehtë. Kam menduar me vete që është diçka që duhet ta fsheh, që është diçka që kalon se s’duhet të shkaktoja probleme.

Pastaj më ndodhi për herë të dytë, kur kam qenë më e rritur. Kjo ka qenë arsyeja që unë kam ikur nga qyteti ku isha, që të jetoja vetëm. Mendoja se të gjithë më shohin në atë mënyrë…’, tha Melisa.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?