Tiranë-Si rezultat i 1,866 testimeve gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë rregjistruar 76 qytetarë të infektuar me COVID-19, si dhe nuk është rregjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të infektuarit janë identifikuar në këto Bashki:
36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier, Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
E ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Mars 2022)
Raste të reja ditore 76
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,866
Testime totale 1,765,898
Raste pozitive 272,961
Raste të shëruara 268,835
Raste Aktive 639
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 269
Fier 100
Vlorë 64
Shkodër 56
Kukës 42
Gjirokastër 33
Elbasan 27
Korçë 14
Lezhë 13
Durrës 9
Berat 7
Dibër 5