Menjëherë pas zbarkimit në territorin e Shqipërisë, refugjatët politikë afganë do të merren në mbrojtje si dhe do të akomodohen në vendet e caktuara nga qeveria shqiptare, por sipas disa rregullave. Refugjatët politikë afganë, pas akomodimit në qendrat e pritjes, mund të ndalohen nga autoritetet shqiptare që të shëtisin nëpër qytetet shqiptare, të dalin në rrugë, të frekuentojnë lokale, restorante etj. Neni 46 i ligjit të ri për azilin parashikon që autoritetet shqiptare mund të kufizojnë lirinë e lëvizjes së refugjatit kur është e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik, të sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik. Pra, nëse refugjatët afganë do të përbëjnë shqetësim për rendin dhe sigurinë në zonat ku do të strehohen, atyre do t’u ndalohet dalja jashtë qendrës së pritjes.
Ligji parashikon që refugjatëve mund t’u kufizohet lëvizja edhe për arsye të tjera, konkretisht kur lind nevoja për të verifikuar identitetin dhe shtetësinë e tyre, kur ekziston rreziku i ikjes së tyre si dhe kur kanë nisur proceduat për kthimin e tyre. Ligji për azilin e miratuar në 1 shkurt të këtij viti, parashikon edhe masat e plota të kufizimit të lëvizjes nga refugjatët politikë që pranohen në Shqipëri, përkohësisht apo me afat të pacaktuar. Organet përgjegjëse për azilin, sipas rrethanave, mund të vendosin ndalimin e lëvizjes nga qendra e pritjes të një apo më shumë refugjatëve, ndalimin e lëvizjes në një zonë të caktuar, detyrimin për t’u paraqitur në polici në kohën e caktuar, dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit ose akomodimin në qendrën e mbyllur për të huaj.
Qendra e mbyllur për të huaj është një lloj paraburgimi për individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri si edhe për azilkërkues potencialë. Kjo strukturë është në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Krahas kufizimeve të mundshme, refugjatët politikë afganë kanë edhe disa të drejta të garantuara me ligj. Deri kur të marrin një përgjigje përfundimtare për t’u pranuar apo jo si refugjatë politikë, ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në Shqipëri, të përfitojnë kushtet minimale të jetesës, shërbim shëndetësor, ndihmë juridike, arsim për fëmijët, liri të mendimit të besimit fetar, punësim dhe trajnime profesionale.
Lami paske be super koment se po ta mendosh thelle thelle kta afganet s eshte cudi qe t jene me t mire se shqiptaret dhe ikin nga talebanet atje i pjell belaja me talebanet ktej se ktu pervec atyre qe s njofim kemi dhe vipat e tik tokut
PërgjigjuPo ca plani, ku ka plan. Kane nje jave qe ka e dale publikisht dhe asnje akt normativ nuk eshte nxjerre. Dhe ky i bie violines me keto shkrimet mbi ligjin per azil.
PërgjigjuKush ka lexuar //Mergaten e qyqeve//,( qe eshte bazuar ne fakte te verteta) mund te shikoje shume elemente te ngjashem dhe praktika te zbatuara neper kampet e refugjateve.Tani eshte radha t'i shikoni te zbatuara dhe ne kampet e refugjateve ne Shqiperi.E gjitha kjo do te zgjase, deri sa afganet te sigurojne vizat e pranimit per ne vendet e caktuara.Procesi ka per te zgjatur nga disa dite e jave deri ne disa vite.
PërgjigjuA ka njeri ta shpjegoje se pse presidenti i Afganistanit dhe njeri i amerikaneve eshte strehuar ne Arabine Saudite dhe njerezit qe kane punuar ose jane pro tij strehohen ne Europe dhe Shqiperi??Ata duhet te jene te gjithe ne nje vend. Kjo nuk ka llogjike. Po te ishte e llogjikshne edhe presidenti i tyre ishte strehuar ne Europe. Dhe mos harrojme faktin se vendet e gjirit persik jane suoer te pasura.
PërgjigjuDmth ikën nga talebanët dhe po vijnë te talebanët e tjerë
PërgjigjuLiria e tjetrit kufizohet vetëm në rast se ai cënon ligjin, në asnjë rrethanë tjetër. Çdo gjë tjetër është e paligjshme dhe bie ndesh me konventat ndërkombëtare për trajtimin e refugjatëve që i ikin zonave të luftës.
PërgjigjuAjo pra thuhet po na can riken ne shqiptareve do kufizohen.mos e dhent ziti ta bejn si sirianet ne gjermani me femrat se do behet muti mullar.dhe sirianet Jan vite para afganeve me sjellja e qytetari
… domethënë Afganët do qëndrojnë përfundimisht. Ky qenka plani.
PërgjigjuNqs bejne probleme ekstradohen, nuk mbyllen brenda. I bie qe per problematiket te shtosh edhe kapacitetet e burgjeve.
PërgjigjuSkan të drejt ekstradimi për 5 vjet jane shqiptar , pas 100 viteve do thojne serbet shqiptaret origjine nga lindja mesme me teorite e tyre
Mendoj që meqe i keni marr duhet tju jepni edhe lirine , pra te dalin por kush thyen ligjin pra vjedhje rrahje vrasje të futen në burg Peqin, meqe I kemi marre te lejohen te dalin se jane njerez nuk Jane UFO
PërgjigjuEpo duhen 50-70€ per ne burg por populli nuk ja ka pare harenë politikes prandaj nuk është se kemi ndonje perfitim te madh! Po me thoshte gjyshi pse nuk i dergojne ne Bulqizë? Bulqizë? Po sespe kur te marrin pasaporte shqiptsre te gjejne pune ne miniera , gjyshi ishte takami i Enverit i fuste ne miniera dhe Bulqiza ka nevoje per minator! Ja ku po vijne pra 20,000 minator nga afgan talebans , tju gjeje pune shteti pra
Po qe duhen 50-70 euro shpenzime ne dite per ti mbajtur ne burg, harrove?
Fiks