TIRANË - Në tregun e Kombinatit, me vendosjen e rregullave të reja të distancimit social, situata i është kthyer normalitetit. Qytetarët qëndrojnë në radhë në pikat me ngjyra vendosur në rrugë, ndërkohë që në hyrje dhe dalje të tregut janë vendosur tunele dezinfektimi.
Nga e hëna në këtë treg ashtu si edhe në gjithë Shqipërinë, pritet të nisë zbatimi i rregullave të reja, ku fasha orare zgjerohet nga ora 13:00 në 17:30.
Vetë tregtarët thonë se me vendosjen e masave të reja në treg ka rënë edhe numri i blerjeve, për shkak se shumë qytetarë vinin pa autorizim dhe në grumbuj me njëri-tjetrin. Disa thonë se zgjatja e fashës orare është në të mirë të tyre, por ka edhe nga ata tregtarë që ishin ambientuar me orarin 05:00 - 13:00, dhe zgjatja e orarit për në punë nuk i duket e duhura.
Ndërkohë, ata thonë se produktet ushqimore, siç është portokolli që po blihet masivisht importohet nga jashtë dhe nuk është i vendit. Çmimet kanë pësuar një rritje të lehtë, teksa tregtarët pohojnë edhe mungesën e disa produkteve siç është kastraveci apo qepa.
Tashmë është bërë zakon që ditët me diell në Vlorë të shijohen pavarësisht rrezikut që ekziston nga koronavirusi. Sot qytetarë të shumtë kanë populluar lungomaren ku kanë dalë për të shijuar rrezet e diellit.
Mes të rinjve buzë detit janë edhe të moshuar, të cilët para shëndetit duket se kanë vendosur disa rreze dielli të cilat mund të marrin kur edhe kjo periudhë të kalojë.
Situata në Shkodër vijon të mbetet shumë problematike sidomos kur bëhet fjalë për qytetarët që dalin në tregje, të cilët përveçse nuk kanë masa mbrojtëse, krijojnë radhë dhe nuk ruajnë distancën.
Një problem i tillë theksohet më shumë ditën e sotme kur pamjet tregojnë vetë me shumë se fjalët. Edhe në ditët e tjera ka patur shumë vend për ndërgjegjësim, por sot ndoshta ndikuar edhe nga vendimi autoriteteve për të mbyllur gjithçka deri të hënën në mëngjes, ka shkaktuar këtë grumbullim në tregje.
Në ditët e kaluar disa pushtetarë kanë vizituar Shkodrën me qëllim shmangien e kësak situate, por nga pamjet duket se kjo nuk ka ndikuar. Sakaq artistë, sportistë, por edhe qytetarë të thjeshtë kanë bërë thirrje që Shkodra të ndërgjegjësohet, por të gjitha duken se kanë rënë në vesh të shurdhët.
Shkurt muhadetit Shkodranet jane te pa bindeshem dhe kundrapetral si gjithmon.
Përgjigju