Të paktën 35 njerëz janë vrarë gjatë një jave protesta në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.
Protestuesit kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha anembanë Iranit, përfshirë Teheranin, për tetë ditë rresht, që nga vdekja e Mahsa Amini.
Protestat nisën në vendlindjen e Aminit, në provincën Kurdistan, por më pas u përhapën edhe në pjesë të tjera të vendit
Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit.