Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit, një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.
Rama njofton se rruga është ende në ndërtim e sipër dhe deri tani është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 kilometrash, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj.
“Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe ndërlidhjen e të gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale”,- shkruan Rama.
Komente
