Universiteti i Tiranës ka hartuar një propozim për zhvillimin e sezonit të provimeve online por do të jetë Komiteti Teknik i Ekspertëve që do të vendosë përfundimisht.
Në propozimin e tyre të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, Universieti i Tiranës ka marrë masat që të zhvillojë provimet në distancë, online dhe studentët të mund të përfundojnë sezonin e provimeve të dimrit brenda afatit të parashikuar.
Ata kanë hartuar një rregullore për zhvillimin e provimeve në mënyrë që të evitojnë grumbullimet e studentëve nëpër auditore për të shmangur shtim të intektimeve nga koronavirusi.
Kjo rregullore është përgatitur për provimet që do të zhvillohen online dhe synon të paraqesë informacion dhe rregulla mbështetëse për studentët, pedagogët dhe administratën për të zhvilluar provimet si dhe për të garantuar mundësi provimi për të gjithë studentët. Kjo rregullore vepron vetëm për periudhën e provimeve që zhvillohen elektronikisht, online.
Kujtojmë se në një mbledhje të zhvilluar mes Ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve më 21 janar u vendos që procesi mësimor do të vijojë online, e për pasojë edhe provimet. Vendimi ka ardhur pasi sipas ekspertëve të shëndetësisë është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë dhe mësimi online është një masë për të evituar shtimin më shumë të personave të prekur.
Ndërkohë Bordi Kombëtar Studentor i ka nisur një kërkesë Ministrisë së Arsimit si edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve me dy kërkesa kryesore: Rikthimin në fakultete në sezonin e dytë dhe anulimin e tarifës për këtë vit. Në kërkesën e tyre thuhet se mësimi tërësisht online ka shkaktuar pakënaqësi në rrethet studentore, ndaj duan që të rikthehen në auditore, në mënyrë të alternuar.
[Rregullorja e propëzuar nga Universiteti i Tiranës ndaj Komitetit Teknik të ekspertëve]
Gjysma e studenteve nuk futen fare online. Dhe per kete ka prova te pakontestueshme sepse sistemi i monitoron. Gjysma e gjysmes qe futet online punojne nga celulari. Atehere shko thuaji Turi katranjosit se 2/3 e studenteve nuk kane laptop ose pc fare. Pyetja eshte si do ta bejne provimin online studentet qe meqenese nuk kane mundesi teknologjike te futen online? Ka tre vjet rresht qe per arsye te ndryshme ne Shqiperi nuk behet asnje dite mesim normal. Imagjinoheni kete brez studentesh.
Përgjigju