Nga 1 janari 2025 sigurimi i makinës do të jetë i diferencuar! Shoferët problematikë, siguracion më të lartë (Rregullorja)

24 Shtator, 16:13| Përditesimi: 24 Shtator, 17:30

  • Share

Tirane- Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku.

Sipas rregullores që hyn në fuqi nga 1 janari 2025, në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës.

Vlerësimi i këtyre rreziqeve vulos edhe sigurimin e ri që do të paguajnë drejtuesit e mjeteve vitin tjetër. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin.

Po ashtu në rregullore thuhet se vetë Shoqëria e sigurimit mund të zbatojë edhe faktorë të tjerë risku, përveç atyre të parashikuara.

Formula e përllogaritjes së primit të sigurimit duke marrë në konsideratë edhe rreziqet e sipërcituara është bërë nga AMF, dhe në bazë të kësaj formule kompanitë e sigurimit do të vendosin vetë tarifat e primit të sigurimit, dhe ia vë në dispozicion AMF-së 30 ditë para se t’i aplikojë ato.

Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.

Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 19/11/2024 17:35

    MTPL ose siç njihet ndryshe “Sigurimi i Detyrueshëm i automjetit” do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta dhe i korrespondon kontratës së sigurimit të detyrueshëm në Shqipëri për qarkullimin e mjetit motorrik. Ateher logjikisht i bie qe ata qe s'perfshihen fare ne aksidente, sdo kene pse te paguajne fare isguracion... Pastaj pse duhet te paguaj njeri me maiine posht 3000euro siguracion per nje makine luksoze qe ben aksident cdo 2-3 muaj se ja mbulon garancia dhe siguracioni per mjetet mbi 30.000euro. Kjo ska sens

    Përgjigju
  • Edi: 10/10/2024 21:17

    Këta që e kanë përpiluar këtë formulë janë realisht të paaftë. Arsyeja pse rritet kosto e sigurimit është prej makinave të reja jo të vjetra. Me 50000 lekë e ribën komplet një makinë të vjetër, por me teknologjinë që kanë makinat e reja aq lek nuk bën as sensori. Këta po dënojnë njerëzit që skanë dhe i kalojn barrën e dikujt që ka vendosur të marri super makinë. Ideja e siguracionit është që barra të shpërndahet te të tërë por me këtë vendim realisht ja kanë futur kot.

    Përgjigju
  • Rik: 30/09/2024 14:47

    Makina po kaloj koloaudimin nuk eshte rrezik per aksident sa do e vjeter te jet e habitshme eshte

    Përgjigju
  • Bektashi: 25/09/2024 17:23

    Ne te shtetit Bektashi nuk do paguajme asgje, kush te doj te vij, se Rama nuk ul gje vec po e rriti.

    Përgjigju
  • goni: 25/09/2024 02:57

    KESHTU E KA AMERIKA,SHUME MIRE KJO NISME...

    Përgjigju
  • Askushi: 24/09/2024 20:12

    Me në fund që vendosen për modelin bonus malus, ishte kohë që flitej po hiç. Te shohim çfarë do dreqosin dhe institutet e sigurimeve.

    Përgjigju
  • Iku: 24/09/2024 19:10

    S'merret vesh a behet me.ule siguracionin per. Veturat, apo me.rrite per Fuoristradat e bobave Cme intereson mua po ma le njesoj edhe ua rrit atyre. Smerret vesh per ke behet

    Përgjigju
  • Doktori: 24/09/2024 18:21

    O shtet mut, pse nuk e beni si gjith bota kush e ka me te shtrejte paguan me shume.. kush ben aksidente paguan me shume.. shtet i kalbur nga koka, shpresoj ta lexoj edhe Edi Rama se ben si i drejte.

    Përgjigju
    • Xyxyxy: 01/11/2024 14:36

      Ate ka bere vlla lexoje mire

  • Autoshkolla: 24/09/2024 17:53

    Shoferet problematike nuk duhet te qarkullojne fare.

    Përgjigju
  • Miku: 24/09/2024 17:41

    Nisma nuk e thote a do rritet siguracioni parimisht. Ne Maqedoni edhte 90 euro, ne e kemi 175. Siguracioni nderkomnetare kane 95 euro ne vit, ne mbin 200. Ja te presim per ke do jete bonus e per ke malus. Skeptik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?