Filmi

Kultura

'Rrëmben' 2 çmime, filmi shqiptar 'Vera andrron detin' triumfon në Festivalin e Filmit në Venecia

11 Shtator 2021, 14:29| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 14:51

  • Share

"Vera andrron detin", ka shkëlqyer në festivalin e filmit në Venecia, duke "rrëmbyer" 2 çmime, atë të “Inclusion Edipo Re (Çmimi  gjithëpërfshirës, Edipo Re) ” dhe atë për “Autoret gra nën 40 vjet”.

Pavarësisht konkurrencës së madhe, filmi i realitetit të një gruaje shqiptare ia doli që një ditë përpara se festivali të marri fund, të fitonte vlerësimin e merituar.

Historia e Verës, gruas e cila zhytet në realitetin e hidhur pas vetëvrasjes së burrit të saj, është shkruar nga Doruntina Basha, ndërsa për regjin është kujdesur Kaltrina Krasniqi.

Një grua në “luftë” me realitetin është pikërisht fokusi i portretit intim të Verës.

Filmi përbëhet prej një kasti aktorësh ku bëjnë pjesë; Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj e disa të tjerë.

Filmi është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit sa i përket pandemisë, edicioni i 78-të i Festivalit te Filmit të Venecias është rikthyer për t’i dhënë një “përqafim” artit të mirë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?