Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lerë në burg A.K., babain e 14-vjeçares nga Elbasani, i cili mori peng dhe dhunoi fizikisht 18-vjeçarin Luka Haxhiu. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila ka caktuar masën e “arrestit në burg”. Ndërsa për të riun Luka Haxhiu ndaj të cilit prokuroria, ka nisur hetime për akuzën e “Përndjekjes”, gjyqtarja caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” pranë policisë gjyqësore.
E njëjta masë sigurimi është kërkuar në gjykatë dhe nga përfaqësuesi i akuzës së Elbasanit. Gjatë marrjes në pyetje Haxhiu, nuk ka pranuar në asnjë moment që të ketë shantazhuar, përndjekur apo krijuar lidhje intime me vajzën 14-vjeçare. Ndërkohë për marrjen peng dhe dhunimin fizik të Luka Haxhiut, vijojnë të jenë në kërkim nga policia e Elbasanit, Gentian Shara dhe Oligert Kushi, dy miqtë e babait të vajzës. Sipas dokumentacionit të policisë së Elbasanit, babai i 14-vjeçares, kishte krijuar bindjen se vajza e tij ishte, në një raport intim me Luka Haxhiun. Për më tepër ai dyshonte shumë se disa sende personale dhe me vlerë që ndodheshin në shtëpinë e tij, ishin zhdukur.
Besohet se këto sende personale të humbura në banesën e tij, i kishte marrë vajza e tij 14-vjeçare duke ja dorëzuar të dashurit të saj 18-vjeçar, Luka Haxhiu. Deri në këtë fazë të hetimit besohet se Luka ushtronte presion dhe shantazhonte vajzën e mitur në mënyrë që kjo e fundit të merrte para dhe sende me vlerë në banesën e saj, duke ja dorëzuar më pas Lukës. Nisur nga këto dyshime, babai i 14-vjeçares ka menduar ti ngrejë një rreng 18-vjeçarit Luka Haxhiu. Ai ka hyrë në profilin e vajzës së tij në “FB”, dhe më pas i ka shkruar Luka Haxhiut, duke i kërkuar të takoheshin. I riu ka pranuar, në vendin ku i ka caktuar në facebook, babai i vajzës.
Por ky i fundit nuk ka qenë i vetëm në takim, pasi ka marrë me vete Gentian Sharën dhe Oligert Kushin. Sapo kanë parë 18-vjeçarin Luka Haxhiu, të tre së bashku kanë dalë nga makina e kanë kapur me forcë dhe futur brenda në automjet. Ata e kanë çuar në një ambient larg syrit të kalimtarëve dhe më pas e kanë keqtrajtuar fizikisht. Dhunimi fizik ka qenë i rëndë, saqë mësohet se 18-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ka qenë 18-vjeçari Luka Haxhiu që ka treguar gjithçka i kishte ndodhur. Ai ka pohuar se është marrë peng nga babai i vajzës me inicialet A.K dhe dy miqtë e tij Gentian Shara dhe Oligert Kushi, të cilët mësohet se janë në kërkim nga policia.
Keshtu i hapet rruga vetegjyqesise
PërgjigjuBabi qe shpetoi vajzen e tij , se kjo mund te ishte viktima e radhes sic ishte Ajo vajza 17 vjecare ku personi qe i mori jeten Ju gjyqtare , hetuesa dhe prokure KCK po mundoheni ta nxirrni te pafajshem, mbahet ne burg. O Gjykates! Kap ca t'kapes se Vettingun e ke tek dera, por Ato pare te flliqura qe ke kap , Verem do te behen dhe Veremi dal nga dal duke te torturuar do ta mori shpirtin .
PërgjigjuSa per te qeshur i kemi keto mut gnykata, vemija eshte gjeja me e shenjte e cdo qenie te gjalle dhe kur kjo mut policie nuk vepron atehere prindi duhet te rri me duar ne xhepa.....!! O drejtesi e ndyre po ai plera qe ngacmonte vajzen mos valle duhet dekoruar.....?? Turp te keni dhe nqae kjo eshte drejtesia qe do vije me mire mos ardhte kurre se kanuni eshte 1000 here me i mire.
Përgjigju