Byniamin Hajro

Rrëmbyen e dogjën të gjallë dy të rinj në ’97, Prokuroria e Beratit kërkon 25 vite burg për ekzekutorin! Bashkë me anëtarët e bandës së Vakëfit i lidhën me tela me gjemba e i tërhoqën zvarrë trupat në qytet

9 Nëntor, 12:48| Përditesimi: 9 Nëntor, 18:40

  • Share

BERAT-  Prokuroria Berat ka kërkuar 25 vite burg për Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin.

Më gusht 2019, Byniamin Hajro u ekstradua nga Gjermania pas 21 vitesh në kërkim nga autoritetet shqiptare. Hajro ka qenë në listën e 16 personave më të kërkuar në qytetin e Beratit. Ai akuzohet për vrasjen e dy të rinjve Arjan Avdullai dhe Eduart Pema.

Hajro në bashkëpunim me persona të tjerë, të paidentifikuar, i rrëmbyen dy të rinjtë, i torturuan me sende të forta, edhe me armë zjarri, dhe më pas i dogjën të gjallë në një garazh. Më pas, Hajro dhe anëtarët e bandës Vakëf, i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytetin e Beratit.

Prokuroria provoi se i pandehuri Byniamin Hajron, ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe ka kryer veprën penale duke qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit, thuhet në njoftimin për media të prokurorisë.

Me nisjen e hetimeve, familjet e disa prej autorëve të masakrës së ndodhur në Berat u larguan jashtë Shqipërisë nga frika e gjakmarrjes. Por prova vendimtare që siguroi prokuroria, e cila zbardhi edhe ngjarjen, ishte dëshmia e shtetasit Ronaldo Pema, vëllait të vogël të njërit prej viktimave.

 Në dëshminë e tij, Ronaldo Pema tregoi me detaje se si 4 të akuzuarit keqtrajtuan dy të rinjtë, dhe më pas i lidhën, u hodhën benzinë, i dogjën, dhe më pas autorët e kësaj ngjarje makabër u larguan të qetë.

Byniamin Hajro

Masakra e 1997
Më 2 qershor 1997, në shenjë hakmarrje për një të afërmin e tyre që akuzohet për vrasje dhe grabitje me armë, “Banda e Vakëfit”, ka rrëmbyer në lagjen “Kushtrimi” Eduart Pemën dhe Arjan Avdullain, duke i lidhur me tela me gjemba në një ambient në periferi dhe më pas torturuar gati për vdekje. Më 3 qershor, në mënyrë publike i kanë tërhequr të dy zvarrë në rrugët e qytetit që të terrorizonin edhe qytetarët, me dëshmitarë të shumtë. I kanë lënë në sheshin e lagjes së tyre duke i shkrumbuar me zjarr, teksa njëri ishte ende i gjallë. Sikur të mos mjaftonte kjo, i kanë sharruar edhe me plumba dhe më pas janë larguar

“Banda e Vakëfit” Berat përbëhej nga 
Byniamin Hajro (Bujo Çami) 
Kudret Zhuka, 49 vjeç, 
Kastriot Frashëri, 45 vjeç,
Gazmend Hoxha, 41 vjeç

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Beratit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në përfundim të hetimit, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Byniamin Hajron, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal ndaj viktimave Eduart Pema dhe Arjan Avdullai, në vitin 1997 dhe dënimin e tij me 25 vjet burgim.

Në kuadër të procedimit penal nr. 175 për vrasjen e dy shtetasve më 03.06.1997, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, ka prova të mjaftueshme se i pandehuri Byniamin Hajron, ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Nga hetimet rezultoi se i pandehuri, shtetasi Byniamin Hajron, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat Eduart Pema dhe Arjan Avdullai, i kanë futur në një garazh dhe i kanë tortuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen. Pas torturave, autorët e veprës penale i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Prokuroria provoi se i pandehuri Byniamin Hajron, ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe ka kryer veprën penale duke qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit.

Sa më sipër u arrit në përfundimin se shtetasi Byniamin Hajron, me veprimet e tij të kundërligjshme ka konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal.

Ora 18:23
Masakra e 1997 në Berat/ I lidhën me tela me gjemba, torturuan dhe i dogjën! Vëllai 13 vjeç i njërit prej viktimave pa gjithçka! Ja dëshmia e tij! 27 vite më pas prokuroria kërkon dënimin e organizatorit
1682754975_1997.JPG

Foto: Viti 1997, foto arkive

Ka qenë dëshmia e vëllait të vogël atëherë vetëm 13 vjeç të Eduard Pemës që zbuloi autorët e një ndër masakrave më të rënda të ndodhura në 1997 në Berat. Dy të rinj, Eduard Pema dhe Arjan Avdullaj u rrëmbyen u lidhën me tela me gjemba, u torturuan, u tërhoqën zvarrë me makinë dhe u dogjën të gjallë në sheshin e lagjes ‘Vakëf’ të Beratit. Krimi i rëndë kishte si motiv konfliktet mes bandave të armatosura në Berat, ku dy viktimat ishin pjesë e grupit të ashtëquajtur banda e “Evgjitëve”.

27 vjet më pas, (nëntor 2024) prokuroria e Beratit kërkon dënimin me 25 vite burg të Byniamin Hajron, të cilin e akuzon se ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. Shqiptarja.com ripublikon dëshminë e plotë të djalit atëherë 13 vjeçar, dëshmi e cila është publikuar në gazetën print shqiptarja.com të 6 korrikut 2024

DËSHMIA E PLOTË

Ka qënë data 02.06.1997 rreth orës 17:00 të mbasdites unë kam qënë së bashku me vëllain Eduart Pema, duke ndenjur në tortuarin e rrugës që të çon në lagjen “Vakëf” afër spitalit “Befotrof”. Në këtë kohë aty vjen nga lagjia “Vakëf” një makinë veturë e tipit Benc ,ngjyrë e bardhë me targa Berati, numrat nuk I kam të fiksuar. Sa mbërritën në drejtimin para nesh me shpejtësi personi që drejtonte këtë mjet e kthen me drejtimin nga erdhi dhe ndalon para këmbëve tona. Sa ndalon prej saj zbresin 4 persona, sa zbritën unë arrita t’i njihja menjëherë, këta ishin: Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha, të gjithë banorë të lagjes “Kushtrim”. Të gjithë personat kur zbritën nga makina pashë që në duar mbanin automatik kallashë. Këta persona I thonë Eduartit futu në makinë. Eduarti nuk kundërshtoi, por u fut në makinë menjëherë, u ulë në sediljen mbrapa midis Gazmend Hoxhës dhe Kastriot Frashërit. Makina iku në drejtim të shtëpisë së Byniamin Hajro. Unë nuk reagova pasi në atë kohë unë isha vetëm 13 vjeç, por shkova në shtëpi dhe njoftova prindërit.

Pjesëtarët e familjes u shqetësuan shumë,por duke pasur parasysh me kë kishin të bënin nuk bënë asnjë veprim konkret, pasi policia nuk funksiononte. Mbas gjysëm ore, u shqetësova që nuk po vinte vëllai dhe u nisa për të shkuar drejt shtëpisë së Byniamin Hajro dhe tek garazhdi i shtëpisë pashë Eduartin të lidhur me tel me gjemba me duar mbrapa të shtrirë në tokë dhe që të katër personat që e muarrën villain po e qëllonin me qytë automatiku. Në momentin që ata po qëllonin me qytë  Eduartin tek garazhdi për rreth që shikonin këto veprime kishte dhe persona  të tjerë, por unë nuk i njihja këta.

Fjetëm gjumë me idenë se vëllai do kthehej në shtëpi gjatë natës, por kjo nuk ndodhi….

Në mëngjes rreth orës 06:00 u ngrita dhe menjëherë shkova tek garazhdi Byniaminit për të parë nëse ishte vellai aty apo jo. Afrohem rreth 5 metra larg garazhdit, dera e garazhdit ishte e hapur, brenda tij pashë Bynaimin Hajro, Kudret Zhuken, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Të shtrirë në dyshemenë e garazhdit të lidhur me tela me gjemba pashë vëllan tim Eduartin dhe Arjan Avdullan. S’kaloj as dy tre minuta mbasi unë mbërrita aty, të katër personat lidhën me një tel, tek ganxha e rimorkimit nga mbrapa, të një makine “Golf” me ngjyrë si gri, dy trupat e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullajt. Mbasi I lidhën të katër personat hypën në makinë dhe nisen drejt sheshit të lagjes “Vakëf”, dy kufomat I tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes që të çonte në sheshin “Vakëf”. Unë nuk ju ndava nga mbrapa makinës që i tërhiqte këta zvarrrë deri te sheshi. Aty makina ndaloi e zbritën të gjithë me automatikë në dorë.

Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha shkuan dhe zgjidhen telin tek ganxha e makinës dhe nxjerrin prej saj një shishe qelqi e me lëngun që kishte ajo spërkatën dy trupat e Eduartit dhe të Arjanit. Ata i vunë flakën. Trupat muarën flakë dhe në këtë moment Arjan Avdullaji ngrihet në këmbë dhe filloi t’i shante të katërt. Në këtë kohë Gazmend Hoxha gjuajti me automatik me breshëri drejt Arjan Avdullajt dhe e la të vrarë në vend. Vëllai im duhet të ketë vdekur më parë pasi nga flakët s’ka reaguar.

Shenim: Shkrimi I gazetarit Elton Qyno u publikua në shqiptarja.com print e datës 6 korrik 2014.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/11/2024 03:03

    /VAKEF./,qe viktimat nuk ishin engjej,kjo kuptohet edhe pa treguar ju historine e meposhtme,sepse vete artikullshkruesi e thote qe ishin pjese e bandes se /Jevgjiteve/ dhe sigurisht keto ishin banda kriminelesh,jo muzikore,megjithate prape nuk eshte e drejte qe nje person qe rremben,torturon,vret e djeg te gjalle dike tjeter edhe sikur ky te ishte Jeffrey Dahmer e te ishte plotesisht i justifikuar,te denohet vetem me 25 vjet burg.Thjesht nuk eshte drejtesi.Cfare mesazhi i jep botes se krimit e viktimave te tyre,apo familjeve te tyre me kete /25 vjet/ denim?! S.d.q,do te duhet ndoshta nje shekull qe te mbyllen plaget e llogarite e 97'dhe urojme qe 97'mos u perseriste kurre!

    Përgjigju
  • VAKEF 1979: 09/11/2024 19:43

    Ju qe komentoni nuk e dini Cfar kan bere ne Berat keto 2 viktimat..kan vrar cuna kot si Leart Tosken dhe Ede Gegen dhe shume te tjer kan perdhune gocen ne sy te babait e vellait...eshte e lete te komentosh nga tastjera po ti kishit kaluar ne kurz ju si do vepronit?Sa te qaj nena ime me mire te qaj nena jote i thon kesaj pune..dhe Historia nuk eshte keshtu si e ka treguar i vellai i ketij...ai genjen e ka te sajuar ngjarjaen e di i gjith Vakefi si eshte e verteta..pse nuk flet per miken dhe Tolen e Tames,per bled kapllanin dhe Altin Frashalliun ky miu i zi...pse nuk tregon per perdhunimet qe beri i vellai,per grabitjet dhe vrasjet ne lagjen Donika Kastrioti...pse nuk te vran ty ata Kur ti ishe Prezent me vellan...sepse ti nuk ishe Prezent Kur u more vellai jot,dhe vellai jot nuk u mor te befotrofi por ne makinen qe ishte nisur per te vrare bashk me Arjan Avdullain dhe shpetoj vetm mika qe iku me vrap,por te mesuan si ta sajoje Historin.pse nuk thua qe peng u more dhe Altini i Kezez(frashalliu)dhe u torturua sa tregoj emrin e vellait tend dhe te tjereve per vrasjen e Leart Toskes,dhe me pas altini u lirua,pse nuk tregon qe e gjith ngjarja eshte e filmuar se e di i gjithe berati..po mos ti kishin vrar keta 2 persona ne Berat do ishin vrare shume njerez te tjer do beheshin grabitje te tjera dhe do ishin perdhunuar vajza te pafajshme...

    Përgjigju
  • Ytre876plp: 09/11/2024 16:38

    Per kyt vrases gjakftohte te dy djemve te ri kishte me ken mire qe ne burg persegjalli perdit me ja hap mishin e futi kryp çdo dit nga pak hapi mishin futi kryp deri sa ti thot lamtumire ksaj bote!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/11/2024 14:14

    Ca 25 vjet mor ky do djegur i gjall ashtu si dogji dy te rinjt Nese doni te veni drejtesi vendosni denimin me vdekje te krimineleve

    Përgjigju
  • zzz: 09/11/2024 14:13

    ky do denuar me burgi. te perjetshem..ose me varje....

    Përgjigju
    • Sati: 09/11/2024 15:42

      Kri.i të dënohet me krimin që kryen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?