Kronikë

I sëmuri mendor në Korçë tentoi t'i rrëmbejë nënës fëmijën nga dora, adoleshenti tregon si e ndaloi: E ndoqa me vrap (Dëshmia)

23 Maj 2020, 11:38| Përditesimi: 23 Maj 2020, 14:29

  • Share

Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 17 të Korçës është shënuar një ngjarje që ka shokuar qytetin, pasi një person i dyshuar me probleme mendore tentoi që të rrëmbejë një fëmijë rreth 4 vjeç.

Fëmija ka qenë me nënën në momentin që autori e tërhoqi me forcë duke tentuar ta rrëmbejë. Por ndërhyrja në kohë e disa të rinjve, banorë të lagjes parandaloi ngjarjen e rënda.

Adoleshenti Xhoniel Qelemeni tregon si ndodhi ngjarja dhe si e kapi autorin së bashku dy shokët e tij duke ia dorëzuar policsië.

'Ishte e ëma me vajzën kaluan në rrugë, unë isha me dy shokë, e pashë atë tipin që kaloi dhe i shkoi nga mbrapa ta merrte çupën, i thirrëm ne 'çfarë bën ti'?

U tremb dhe iku, e ndoqa me vrap, ai u lodh nga vrapi, e ndalova dhe e kapa me shokët. Rastisi që kaloi edhe policia dhe e mori, nuk e njihja. Ora ishte 09:20. Ia mori nënës, ia tërhoqi nënës dhe i zuri dorën çupës.

Nëna u tremb. Unë e pyeta nëse e ka gjë djalin dhe tha jo, dhe e ndoqëm. Vajza ishte e trembur. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë kjo, hera e parë që na kishin parë sytë' tha adoleshenti Xhoniel Qelemeni.

1590226949_1590226712shpia.jpg

Pallati ku ndodhi ngjarja 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lari: 23/05/2020 14:44

    Bravoooo te lumte zoti ta shperbleft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?