Kronikë

Rrëmbim, dhunë seksuale, armë dhe vjedhje, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari i kërkuar nga Italia! Pritet ekstradimi, rrezikon 15 vite burg (EMRI+VIDEO)

25 Korrik, 08:45| Përditesimi: 25 Korrik, 08:51

  • Share

Cërrik- Kapet në Cërrik dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim, dhunë seksuale, vjedhje dhe armë.

I ndaluari është Albano Kume, i cili kërkohej nga autoritetet italiane, për 4 veprat të rënda penale.

Kapja e tij u finalizua sot nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në aksionin e koduar “Operacionalja 56”. 

“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”. Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik”, bëri me dije Policia e Shtetit.

Ndaj tij kishte urdhër kërkimi ndërkombëtar, për veprat penale “dhuna seksuale”, “rrëmbim personi”, “vjedhja” dhe “shkelja e rregullave për armët”.

“Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim. Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi”, bën me dije policia.

Pritet përfundimi i procedurave dhe vlerësimi i arrestimit nga gjykata, e cila do thotë fjalën e fundit për ekstradimin ose jo të të arrestuarit.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?