Festim Bexhdili

Kronikë

Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari i ‘Golden Resort’, Festim Bexhdilli: 4 të armatosur sollën me Range Rover trupin e pajetë, nga frika u dhashë lopatë e kazmë

16 Prill, 17:01| Përditesimi: 16 Prill, 18:11

  • Share

Festim Bexhdili, kopshtari i 'Golden Resort' ku mendohet se ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur Jani Prengës në janar të vitit 2020 ka rrëfyer detaje në sallën e gjyqit për ngjarjen.

Bexhdeli është shprehur se ishte duke pastruar pishinën e kompleksit, kur 4 persona të armatosur kanë mbërritur me një Range Rover të bardhë, brenda së cilës ishte trupi i pajetë i Jan Prengës. Sipas kopshtarit, ata i kanë kërkuar të zhvendosin trupin në një automjet tjetër, si dhe një kazmë e lopatë.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t'i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë "ka vekur njëri". Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin",- ka dëshmuar Bexhdili.

Ai thotë se nuk arrin të kujtojë fytyrat e 4 personave të armatosur, por kujton momentin kur pronari i 'Golden Resort', Altin Hajri, u bërtiste dhe i shante duke u kërkuar të largohen menjëherë nga kompleksi.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu

Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha "c'doni këtu, po na merrni në qafë". Ju kërkoi të ikin shpejt.

Nuk e di c'bëri Altini pastaj.

Nuk e di për cfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”,- është shprehur koshtari",- ka dëshmuar Bedxhili.

Bexhdili u dënua fillimisht me burgim të perjetshëm, por më pas vendimi u prish nga Gjykata e Lartë duke e kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së (që më parë e kishte konfirmuar). SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni ku është fshehur apo asgjësuar trupi i Jan Prengës, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020. 

Porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës dyshohet se është Dritan Rexhepi, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.

Dritan Rexhepi i arrestuar më Stamboll në 10 nëntor 2023, u ekstradua më 8 janar 2025 në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. 

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. Në këto pamje shfaqen Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat, pistoleta apo fenelina policie. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?